TIRANË - Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit identifikon 12 personat që nga e hëna 20 janarit do të pyeten në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit, kontratë e denoncuar në SPAK nga nisma "Thurje".
Burime nga SPAK bënë me dije për Report Tv se pas regjistrimit të këtij kallëzimi janë caktuar dy prokurorë të Njësisë së Korrupsionit në SPAK dhe kanë nisur veprimet konkrete.
Të njëjta burime sqaruan se fillimisht do të pyeten personat e kallëzuar nga nisma "Thurje", ata që kanë firmosur kontratën Partneritet-Publik-Privat si dhe përfaqësuesit e kompanisë private përfituese e këtij partneriteti.
Më 23 dhjetor nisma "Thurje" depozitoi në SPAK kallëzimin e parë me anë të së cilit kërkoi hetimin e ish-zyrtarëve të lartë pasi sipas tyre padrejtësisht një shërbim publik me kosto të ulët i ishte kaluar një kompanie private duke harxhuar më shumë para nga buxheti i shtetit.
Ndalur në një bilanc të punës së SPAK dhe gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ReportTv ka siguruar shifra se prej 26 dhjetorit 2019 deri më 16 Janar 2020 janë 22 persona të arrestuar për korrupsion.
Por paradoksalisht, kur pritshmëritë e publikut ndaj SPAK e GJKKO janë mjaft të larta për të ndëshkuar të konsideruarit të paprekshmit, rezulton se 22 të arrestuarit janë qytetarë të cilët kanë tentuar të korruptojnë policët rrugorë me vlera nga 1000 deri në 5000 mijë lekë.
Jashtë kamerave prokurorët e SPAK pranuan se ky është një paradoks i ligjit por ata janë të detyruar të kryejnë këto masa e hetime dhe pse normalisht do duhej gjithçka të kryhejë nga prokuroritë dhe gjykatat e rretheve.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
28.4%
-
Keq
55%
-
Nuk e di
16.6%
Vota total: 229
Lajme të tjera
-
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit
25 Prill, 14:26
-
Bardhi nuk e paditi por bëri vetëm deklarata publike, SPAK nuk nis hetimet për kallëzimin e Olsi Rames! Mund ta risjellje me argumente të tjera
25 Prill, 14:24
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
Bleu vota për të bijën kandidate e ‘Bashkë Fitojmë’ në Vorë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryeplakun e Bërxullës
25 Prill, 11:05
-
Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?
24 Prill, 20:10
-
Rrjeta e çarë e Amnistisë, INA: Edhe djali i Tom Doshit përfiton nga amnistia penale
24 Prill, 19:44
-
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 15:35
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27
-
Sulmet ndaj SPAK, avokat Beqiri: Meta në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë
23 Prill, 18:00
-
Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?
23 Prill, 17:48
Po kështu pra ka lezet, SPAK duhet të merret me policë të korruptuar me dymileksha që ndryshe quhet "Të paprekshëm" dhe të na lej rehat qeveritare presidentë politikanë gjyqtarë e prokurorë se janë të pafajshëm, më besoni. Lejini të punojnë në paqe të shkretët se për ne po mundohen.
Përgjigju