Konferenca e Ambasadorëve, MPJ: Ftesë të gjithë ambasadorëve që kryejnë aktualisht shërbimin diplomatik

TIRANË, 3 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministria e Punëve të Jashtme zhvillon nga nesër deri në datë 6 korrik, Konferencën e Ambasadorëve, ku janë të ftuar të gjithë diplomatët që përfaqësojnë vendin tonë në ambasadat e vendeve të Europës, Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko, u ka dërguar një letër të gjithë ambasadorëve të vendit tonë ku i njofton që për katër ditë në javën e parë të korrikut do të zhvillohet Konferenca e Ambasadorëve. Në këtë letër ai kërkon marrjen e masave nga diplomatët që të jenë të pranishëm në Tiranë.
"Ju njoftojmë se, Ministria e Punëve të Jashtme është në fazën e përgatitjes së Konferencës së Ambasadorëve, e cila do të zhvillohet në Tiranë, në datat 4-7 korrik. Për sa më lart, lutem marrjen e masave për ndjekjen e konferencës gjatë datave të sipërpërmendura", thuhet në letrën e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, drejtuar ambasadorëve", thuhet në letër.
Ndërkohë sa i përket mungesës së ftesës për disa ambasadorë, dhe në veçanti për ambasadorin në Itali, Neritan Ceka, ambasadorin në Angli, Mal Berisha dhe ambasadorin në Bosnjë-Hercegovinë, Flamur Gashi, burime nga MPJ sqarojnë për ATSH-në se, MPJ ka ftuar të gjithë ambasadorët që aktualiasht kryejnë detyrën e tyre në përfaqësitë diplomatike të huaja, atyre që janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, dhe që kanë nisur punë tyre, por ftesë u është dërguar edhe atyre, për të cilët është dërguar kërkesa për dekretim, por ende nuk e kanë marrë. Ndërsa ftesa nuk u është dërguar atyre që kanë përfunduar mandatin e tyre, si dhe atyre, të cilëve u është dërguar kërkesa për shkarkim.
Ndërsa, vijojnë të njëjtat burime, për tre ambasadorët në fjalë ka edhe shkelje të ligjit të shërbimit diplomatik, pasi gjatë shërbimit të tyre ata janë marrë edhe me aktivitete politike.
/f.n/

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu dërgohet te Trauma! U qëlluan 30 plumba ndaj tij, kontrolle në disa banesa në Vlorë (VIDEO)