Është mbledhur Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare në selinë e Kuvendit ditën e sotme.
Kreu i grupit të Rithemelimit, Gazment Bardhi ka kërkuar sërish interpelancën me kryeministrin Rama në seancën e rradhës plenare për ndërhyrje në median italiane të RAI-t.
Ndërsa kryeparlamentarja Nikolla i është përgjigjur duke thënë se objekti i kërkesës së Bardhit nuk ka lidhje me procedurën që do të duhet të thirret kryeministri në interpelancë.
Bardhi: Nuk e kuptoj pse në draft-kalendarë nuk është përfshirë kërkesa e grupit të PD, për interpelancë urgjente. Shpresoj të jetë gabim teknik pasi ndryshe do të ishte një shkelje e rëndë kushtetuese. Sa herë ka kërkesa të tilla Kuvendi shmanget dhe mjaftohet duke lexuar statuset e Kryeministrit në Tëitter. Kërkoj të shtohet në Kalendar.
Nikolla: Shqetësimi që keni paraqitur ju në interpelancë, pra objekti nuk ka lidhje me procedurën që do duhet të thirret një interpelancë. Prandaj dhe nuk përfshihet.
Bardhi: Unë e kuptoj se ju recitoni dokrra që ju kanë shkruar. Në bazë të kushtetutës unë kërkoj që kryeministri të vij dhe të jap sqarime për një ndërhyrje skandaloze që ka bërë si kryeministër ndaj një media ndërkombëtare.
Pas debatit me Nikollën Bardhi ka braktisur mbledhjen së bashku me deputetin Agron Gjekmarkaj, pasi kërkesa e tij nuk është miratuar.
Sakaq, nuk është miratuar as draft-kalendari i punimeve, për shkak se opozita ishte kundër. Mbetet që draft-kalendari të miratohet në seancën e rradhës plenare me votat e deputetëve.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.7%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 152
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prezantimi i programit nga Rama, Bardhi: Pranoi që plani i PD është i realizueshëm, duhet vetëm një qeveri e re
29 Mars, 14:50
-
‘I dal në ëndërr natën’, kandidatja e re e Fierit i përgjigjet Gaz Bardhit me një video me shoqet: Do bëhem e famshme
29 Mars, 12:07
-
‘Refuzojini me votë kopjet e Ballukut’, Bardhi denoncon kandidaten e PS në Roskovec: Fondet e bashkisë ia dha mamasë së vet për të ndërtuar bujtinë
28 Mars, 16:12
-
Ylli Pata: 'Do humbim, por do bëjmë qeveri teknike', plani B i grupit të Gaz Bardhit
27 Mars, 20:00
-
Ylli Pata: Nga Bardhi te Gjekmarkaj, pse u shua zëri i deputetëve që iu bashkuan Berishës?
25 Mars, 20:06
-
Gazment Bardhi nga Patosi: Banorët në Zharrëz do kompensohen për frymë për ndotjen e ajrit! Askush nuk do guxojë të abuzojë me ta
22 Mars, 20:53
-
VIDEO/ Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz! I kujt është ‘Gaz ballokumja’? Po shkunden puplat te këneta
22 Mars, 17:28
-
Foto/ Kandidatët e PS-se ne Tiranë, Manastirliu: Me këtë skuadër finalizojmë ëndrrën e Shqipërisë europiane
21 Mars, 18:08
-
Fier/ Nxënësit lënë mësimin për panairin e punës, Bardhi: Balluku po i keqpërdor për fushatë! SPAK të hetojë krimet elektorale
21 Mars, 16:36
-
Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore
21 Mars, 13:08
-
Edhe Gazment Bardhi tallet me protestën e Berishës: Jemi në TikTok ndërkohë që protestojmë
16 Mars, 13:57
-
Përballja mes kandidateve të PS-së dhe PD-së në Tiranë/ Rama i beson 8 grave në listën e mbyllur, Berisha fut në ‘patronazh’ Vokshin dhe Topallin, dy të tjerat ja jep aleatëve
12 Mars, 23:25