Konferenca e Kryetarëve/ Spiropali propozoi emërtimin e dy sallave të vogla të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani

Konferenca e Kryetarëve/ Spiropali propozoi emërtimin e dy sallave të vogla të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani

Elisa Spiropali

TIRANË - Konferenca e Kryetarëve u përfshi sot në debate mes mazhorancës dhe opozitës. Elisa Spiropali propozoi që dy salla në Kuvend të marrin emrat e dy ish deputetëve që nuk jetojnë me: Bashkim Fino e Gert Bogdani.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin politik, shoqëror e parlamentar të dy personaliteteve të shquar, të ndarë nga jeta, dy sallave të mbledhjeve në mjediset e ndërtesës së sallës së seancave të Kuvendit, t’u vemë njerës emrin Bashkim Fino dhe tjetrës emrin Gerti Bogdani.

Bashkim Fino, ish-Kryeministër i Shqipërisë, ish-ministër dhe deputet i Kuvendit për 6 legjislatura, u nda nga jeta në detyrë, si deputet i Kuvendit.

Gerti Bogdani, deputet i Kuvendit, për 2 legjislatura, u nda nga jeta në moshë të re.

Besoj se kam mbështetjen tuaj dhe të deputetëve të Kuvendit.”-u shpreh Spiropali.

Ish-deputeti Bogdani ndërroi jetë më 18 shtator 2024 për shkak të një arresti kardiak. Ai ka qenë duke konsumuar kafe me miqtë në ‘Hotel Rogner’, kur ka shfaqur shqetësime. Ndërsa ish-deputeti dhe ish-kryeministri Bashkim Fino ndërroi jetë në mars të vitit 2021 për shkak të pandemisë Covid-19.

Ina Zhupa e akuzoi kryetaren e Kuvendit, se ka harruar betimin në Kushtetutë, dhe është betuar për kokën e Edi Ramës. Përplasjet erdhën pasi PS nuk pranoi që kryeministri të vijë menjëherë në Interpelancë me Gazment Bardhin.

PS rrëzoi edhe deputetët e larguar nga Berisha, Alibeaj e Shehi që kërkuan një komision të posaçëm parlamentar për fëmijët, pas vrasjes tek shkolla 'Fan Noli'. Çështjet i kaluan seancës plenare, e cila nesër do të ketë debat edhe për leximet e ndryshme që palët i kanë bërë opinionit të Komisionit të Venecias për rastin e Olta Xhaçkës

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania