
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku foli për mediat pas Konferencës së Kryetarëve në Kuvend. PD dhe PS nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për miratimin e kalendarit të punimeve parlamentare deri më 7 shkurt. Tabaku thotë se PS futi ligjin për faljen e taksave për 10 viteve në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit duke shkelur Kodin Zgjedhor.
'Është një rekord botëror që për 12 vite asnjë produkt nuk ka sjellë parlamenti dhe mazhoranca për të akomoduar rekomandimet e OSBE, vjedhja e votës, ndikimi kriminal dhe kur flasim për integrimin këtë duhet të kemi parasysh që parlamenti po mbyll sesionin pa bërë ndryshimin në kod për gjithë rekomandimet. Grupi i PD ka insistuar që javët e fundit iniciativat të jenë në fokus të qytetarëve. Kalendari u miratua pa dakordësi, PS futi ligjin për faljen e taksave për 10 viteve.
Jemi mësuar me shkelje edhe të procedurës parlamentare. Kjo ka qenë normë dhe kjo është shkelje flagrante e kodit. Grupi i PD do çojë rekomandim në KQZ. Kumbaro dhe ministrat marrin kartat e identitetit, duke plotësuar në portalet për votimin e diasporës. Nis parlamenti me shkeljen e kodit me dy këmbë. Kjo ka qenë filozofia në 12 vite. Edhe duke ikur mendojnë për pakicën dhe oligarkët. Nuk duhej të vinte në fillim të janarit kjo iniciativë.'
Lajmi kryesor:
Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt, Tabaku: Ligji për heqjen e taksave shkel Kodin Zgjedhor para 11 majit
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 1173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasi s’iu bashkuan thirrjes për bojkot të mësimit, Berisha vijon me qëndrimet qesharake: Fëmijët të protestojnë për mbylljen e TikTok (ditën e masakrës së Gërdecit)
14 Mars, 14:20
-
Analiza/ Qarku Tiranë, përballja e liderëve më 11 maj! Berisha me besnikët e aleatët, Rama me emra të rinj! ‘Luftë’ e ashpër edhe mes llojit në listë të hapur
14 Mars, 13:09
-
Pasi futi besnikët në listat e mbyllura, Berisha fajëson Ramën për Kodin: E bëri ai, do e ndryshojmë pas 11 Majit! Kërkon të na eklipsojë me Sulën dhe mustaqet e... (i harron emrin Gjuzit)
14 Mars, 11:55
-
Spahiu: Disa deputetë në lista Berishës ja dha Rama, sepse ia merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë
13 Mars, 19:01
-
Namir Lapardhaja: Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
13 Mars, 18:56
-
Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ PS fitore më 11 maj me 50.5% të votave, PD me aleatët në vend të dytë, por në rënie! Lapaj i treti! Rama lideri më i pëlqyer, 65% s'besojnë te Berisha
13 Mars, 18:17
-
Ylli Pata: Dueli i listave, kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?
13 Mars, 18:16
-
Përçarja e PD/ Rudina Hajdari e thotë qartë: Pse nuk jam në listë? Sepse i kërkova Berishës që të mos jetë kandidat për kryeministër dhe që të garonte një ekip i pakorruptuar!
13 Mars, 17:58
-
Ish-anëtarja që u largua nga PD demaskon Primaret: Ja pazaret e Nokës dhe Boçit! Banda e Çapjave në Elbasan po më kërcënon me urdhër të PD
13 Mars, 17:47
-
Përçarja e PD pas listave, Salianji ‘ngushëllon’ nga burgu demokratët që përzuri Berisha: Djersa juaj nuk shkon dëm! Padrejtësitë janë baza për ringritje
13 Mars, 17:26
-
Në listën e hapur të Tiranës/ Braçe kujton dhunën në zgjedhjet e vitit 1996: Kurrë s’i kam kërkuar gjë PS! Betejat i kam fituar
13 Mars, 17:24