Në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave, në datat 27-28 Mars 2015, ora 09.30, do të zhvillohet Konferenca II Ndërkombëtare e Studimeve Shqiptaro-Greke me temë:“Përmasa diakronike dhe sinkronike të ndërveprimit gjuhësor dhe kulturor mes shqiptarëve dhe grekëve”

Aktiviteti organizohet nën kujdesin e Ambasadës së Greqisë në Tiranë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe me mbështetjen e Lidhjes Filologjike Shqiptaro–Greke, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të Studimeve të Greqishtes Moderne në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut