Studentët shqiptarë shumë shpejt do të kenë mundësi që duke studiuar në vendin tonë, të marrin diploma të barasvlefshme me universitetet prestigjioze europiane. Lajmin u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës “Trendet e Nanoteknologjisë 2022”, që po mbahet në Tiranë për të dytin vit radhazi. Projekti i ideuar nga kryeministri Rama dhe homologu i tij hollandez, Rutte do të  shqyrtohet edhe nga vendet e BE, në takimin që do mbahet në Pragë më 6 tetor.

‘Nëse kjo do të përqafohet edhe nga vendet e tjera dhe nëse kjo do kthehet në një politike të re të BE do të jetë një arritje e jashtëzakonshme, një lehtësim i jashtëzakonshëm për të gjithë, për të gjithë ato familje që investojnë shumë nga kursimet apo nga financat e tyre për t’i shkolluar fëmijët në universitete jashtë vendit.’- tha Rama.

Duke folur për “Nano-teknologjinë”, Rama tha se Katërfishimi i fondeve evropiane për kërkimin shkencor në universitet, ashtu sikundër përfshirja e 10-fishtit nga afro 40 persona në më shumë se 400 persona të stafit universitar në aksesimin e këtyre fondeve, në dy vite, është domethënëse. Ai tha se çelja e qendrës teknologjike në Shqipëri, tashmë është realitet.

“Është konkretizuar me 26 grupe që punojnë nga vende të ndryshme dhe që na japin mundësinë për ta parë plotësisht të realizueshëm hapin tjetër. Hapin e çeljes së një qendre të nanoteknologjisë, ose më saktë hapin e futjes se NanoAlbit në një mjedis fizik pune, siç ja kemi premtuar profesorit të nderuar, e kemi gati.” tha Rama.

Gjatë konferencës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi vuri theksin tek rëndësia që qeveria i ka dhënë teknologjisë dhe kërkimit shkencor.

‘Kemi rritur buxhetin për kërkimin shkencor me 2.5 herë. Financojmë rreth 1.5 mln euro në vit laboratore dhe mjete për kërkimin shkencor. Këtë vit përmes programit kombëtar të kërkim zhvillimit, kemi mbështetur 4 projekte për biotekonologjinë, ku operohet me instrumenta të nano shkencës. Sapo kemi miratuar ligjin për parqet teknologjike.’- u shpreh Kushi.

Në konferencën “Trendet e Nanoteknologjisë”, shkencës që studion materien, marrin pjesë shkencëtarë dhe studiues nga rreth 20 vende të botës. Synimi parësor i grupit Nano Albania, që mbështet nga qeveria është kthimi i saj në një qendër shkencore të studimit të Nano shkencës rajonale.   

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi në fjalën e tij në konferencë u shpreh se duhet shumëfishim i financimeve për shkencën.

‘I nderuar që e organizojmë për të dytin vit radhazi këtë aktivitet të rëndësishëm për trendet e nanoteknoligjisë. Nxitja e kërkimit shkencor përbëjnë misionin bazë të çdo akademia. Ky mision kthehet në përparësi për fushat e shkencës ku kanë më përparësi apo dhe ku ka boshllëqet më të mëdha. Kësisoj dhe mbështetja e këtij sektori bëhet prioritet më i madh. Duhet shumëfishimi i financimeve për shkencën. Duhen ngritur struktura të mirëfillta të kërkimit shkencor, si investim më efikas për zhvillimin e shkencës dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik në këtë formë e mbajtjen e trurit më tutje. Qendra te kërkimit shkencor duhet të kthehen në qendra rajonale të kërkimit shkencor. Model për ne është Nano Alb, ecuria e saj 30 vjeçare ka krijuar bindjen se mund të ndërtojmë në vendin tonë një qendër kërkimi shkencor rajonal. Kjo qendër ka dëshmuar se mund ta arrijmë një qëllim të tillë.’- u shpreh Gjinushi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:10
Rama: Baza e arsimit në gjimnaze është forcuar! Ka ende punë me universitetet

1664783098_Screenshot4.jpg

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë Konferencës së Nanoteknologjisë tha se studentët shqiptarë që ndjekin studimet në universitet evropiane kanë një mesatare të lartë, dhe kjo tregon fuqizimin e bazës së arsimit. Por, nga ana tjetër kryeministri foli po ashtu dhe rreth nevojës për të përmirësuar universitetet.

“Katërfishimi i fondeve evropiane për kërkimin shkencor në universitet, ashtu sikundër përfshirja e 10-fishtit nga afro 40 persona në më shumë se 400 persona të stafit universitar në aksesimin e këtyre fondeve, në dy vite, asht domethënëse, inkurajuese dhe kuptimploti për të dhënë një mesazh inkurajues për vajza e djem që kur mbarojnë me rezultate të larta shkollën e mesme, idenë e parë që kanë e kanë për tu larguar për të vijuar studimet në universitete erupsione. Natyrisht e drejtë legjitime, për të synuar universitetet më prestigjioze evropiane dhe është fakt që vajza e djem që mbarojnë të mesmen në vendin tonë shkëlqejnë në universitetet me prestigjioze.  Ç’ka tregon se baza në arsimim është fuqizuar dhe përmirësuar, por na vë edhe para përgjegjësisë të fuqizojmë edhe universitetin.”, tha kryeministri.

Rama gjithashtu paralajmëroi se më datë 6 tetor, në Pragë, do të paraqesë idenë për të ndërkombëtarizuar universitetet e vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në BE në mënyrë që studentët në  Shqipëri të pajisen me diploma të barasvlefshme me ato jashtë vendit.

“Dua ta mbyll me duke folur për nismën e përbashkët mes Shqipërisë e Holandës, për të angazhuar bashkësinë evropiane në një drejtim ku ne synojmë një konkretizim sa më real të vizionit dhe të projektit të ri të komunitetit të ri të politikave evropiane. Në datën 6 të gjithë liderët e kësaj gjeografie që përfshinë BE, vendet e Ballkanit, vende që janë të zhvilluara që s’janë në BE, si Zvicra etj, do mblidhen në prag për të diskutuar jetësimin e idesë së një 'Komuniteti Politik evropianë'.

Kemi shkruar një editorial që do publikohet nesër në politiko së bashku me kryeministrin Ruthe. Kemi vënë theksin tek rëndësia që studentët tanë (komunitetit) të kenë mundësi të kenë akses të barabaratë në arsim. Kjo duke ju dhënë mundësi studentëve tanë, që mos të kenë nevojë të shkojnë për të studiuar në Francë, Gjermani, Spanjë, por ta gjejnë këtu në Shqipëri mundësinë që duke hyrë në një universitet, fakultet vendas të kenë programin dhe diplomën të barasvlershme me atë të universitetet europiume.”, tha Rama.

Ora 09:57
Rama: Akademia e Shkencave nga një hapësirë ku më shumë e mbanin në këmbë të vdekurit sesa të gjallët, sot pikë referimi

 

Në fjalën e tij gjatë Konferencës  Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë, Kryeministri Rama tha një hap tjetër i rëndësishëm i cili do të ndërmerret është hapja e një qendrës Nano tekologjie pasi mjediset fizike janë gati.

 “Dëshiroj të ndalem në pak pika. Në radhë  të parë, falënderoj nga zemra professor Merkoçin dhe Korean (Antonio Correia), të cilët së bashku janë angazhuar në një rrugë që në fillim me thënë të drejtën dukej si një angazhim utopic, por besoj që në këtë Kongres të dytë Ndërkombëtarë në Tiranë, është një angazhim konkretë dhe i konkretizuar me 26 grupe që punojnë nga vende të ndryshme dhe që na japin mundësinë për ta parë plotësisht të realizueshëm hapin tjetër, atë të çeljes së një qendre të nano teknologjisë. Ose më saktë, hapin e futjes së nano albit në një mjedis pune fizik, që siç ja kam premtuar profesorit vjet, e kemi gati. Me shumë kënaqësi do ju shoqërojmë për ta këqyrur e më pas për të zgjedhur bashkë sasinë e mjedisit të nevojshëm për ta nisur këtë proces.'- u shpreh Rama.

Kryeministri Rama vlerësoi gjithashtu iniciativën e Akademisë së Shkencave, 

“Është një proces që s’do kishte ndodhur pa lidershipinin e ri të Akademisë së Shkencave, Gjinushi, i cili si në moshë të re, si në moshë më pak të re, i ra barra të turbulloi ujërat e ndenjura dhe Akademia e shkencave nga një hapësirë ku më shumë e mbanin në këmbë të vdekurit sesa të gjallët, është kthyer në pikë referimi, që po hap dyer që dukeshin të pamundura për botën ku Akademia ishte mbyllur.  Jam absolutisht i entuziazmuar sot, në këtë kongres, ku asnjë i pranishëm nuk është një delegatë që se di për çfarë ka ardhur, por të gjithë përfaqësojnë një përpjekje të përbashkët për të ecur në një drejtim ku vendi ynë ka më shumë se në çdo vend tjetër për të bërë.”, tha Kryeministri.

Ora 09:43
Konferenca Ndërkombëtare në Nanoteknologji, Kushi: Financojmë rreth 1.5 milionë euro në vit në laboratorë dhe mjete kërkimi

 

Ministrja e Arsimit e Sportit Evis Kushi gjatë  Konferencës Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë duke vlerësuar iniciativën e Akademisë së Shkencave thotë se  Nano teknologjia është një zgjidhje që shërben duke filluar që nga kujdesi shëndetësor, tek mjedisi, përmes monitorimit të ndotësve, ndryshimet klimatike, teksa thotë se rreth 1.5 milionë  euro financohen në vit në laboratorë dhe mjete për kërkimin.

“Sot flitet për Nano shkencën dhe Nano teknologjinë. Sot sfidat janë më të mëdha dhe me të vështira. Lufta, kriza energjetike, dhe shumë të tjera, Nano teknologjia është një zgjidhje që përmirëson jetën tona. Që nga kujdesi shëndetësor, tek mjedisi, përmes monitorimit të ndotësve, ndryshimet klimatike. Përgatitja e pajisjeve të reja…etj. Por, zhvillimet aktuale në Nano teknologji, po rriten me ritme kaq të shpejta, saqë po kthehet në sfidë për shoqërinë.

Ajo që po i shqetëson shkencëtarët është se politikat në mbështetje të kësaj shkence duhet të rritet edhe më shumë. E vlerësoj shumë iniciativën e akademisë së shkencave për të krijuar platformën Nano alb…Kemi rritur buxhetin për kërkimin shkencor me 2.5 herë. Financojmë rreth 1.5 mln euro në vit në laboratorë dhe mjete për kërkimin. Këtë vit përmes programit kombëtar të kërkim zhvillimit, kemi mbështetur 4 projekte për biotekonologjinë, ku operohet me instrumente të Nano shkencës", tha Kushi.