Konferenca për kancerin e gjirit
gratë në Shqipëri e neglizhojnë

Konferenca për kancerin e gjirit<br />gratë në Shqipëri e neglizhojnë
TIRANE- Kanceri i gjirit mund të luftohet, mjafton të duash”, ka qenë kjo tema e konferencës së organizuar dje në ditën botërore të depistimit të kancerit të gjirit, një nismë e “A1 Report” e “Shqiptarja.com”. Në takimin ndërkombëtar sensibilizues, i cili është moderuar nga gazetari, Carlo Bollino, ka marrë pjesë si i ftuar nderi kryeministri i vendit Edi Rama, si dhe kreu i ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Beqja. Aktiviteti i djeshëm, i cili ka kulmuar fushatën sensibilizuese që ka ndërmarrë gjatë gjithë muajit tetor “Shqiptarja.com dhe “A1 Report”, është organizuar në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, Shërbimin Onkologjik në QSUT, Shoqatën e Onkologëve të Shqipërisë, Institutin Evropian të Onkologjisë në Milano (IEO) nën kujdesin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në botë çdo 75 sekonda një grua humb jetën nga kanceri i gjirit. Përkundër kësaj panorame, gratë dhe vajzat shqiptare janë pak të sensibilizuara për sëmundjen e shekullit dhe vetëm 5% e kapin atë në stadin fillestar, ku mundësia për t’i mbijetuar është mbi 75%. Por jo pak problematike është edhe ajo ccka ofron vetë sistemi shëndetësor. Me shumë pak aparatura mamografie, dhe më pak numri i grave që u drejtohen për t’u ekzam8inuar, vetëm 2-3 në ditë, me mungesë të theksuar mjekësh radiologë, vetëm 15 në të gjithë vendin, mungesë specialistësh anatoma-patolog, sfida ndaj kësaj sëmundje duket e vështirë dhe e gjatë. Pikërisht për t’i ndërgjegjësuar femrat për rëndësinë e kapjes në kohë të kësaj sëmundjeje, “Shqiptarja.com” dhe A1 Report, ka mbledhur dje në një takim ndërkombëtar, ekspertët më të mirë të fushës jo vetëm në Shqipëri, por edhe ata të Italisë.

Gjatë konferencës, që është moderuar nga gazetari Carlo Bollino i cili ka vënë theksin në sfidat dhe nevojat për të luftuar këtë sëmundje dhe përshëndetur nga kryeministri i vendit Edi Rama, specialistët shqiptarë kanë nxjerrë në dritë edhe problemet e shumta me cilat përballet mjekësia jonë shqiptare në betejën me sëmundjen e shekullit. Alban Ylli, ekspert pranë departamentit të Epidemiologjisë dhe Sistemeve Shëndetësore në Institutin e Shëndetit Publik, ka deklaruar se janë ndërmarra nisma dhe projekte afatgjata për depistimin e kancerit të gjirit, por ata nuk kanë dhënë rezultatet e duhura. Ai madje ka renditur edhe një sërë shkaqesh që kanë çuar në këto “dështime”, duke filluar që nga mungesa e aparaturave dhe nuk ekspertëve që dinë t’i lexojnë ato, e deri tek mungesa e vetë pacienteve për t’iu nënshtruar këtyre ekzaminimeve jetëshpëtuese.

“Kemi shumë pak radiologë të kualifikuar në mamografi, të cilët vetëm vitet e fundit është rritur pak cilësia e tyre. Akoma më pak kemi teknikë radiologjie. Kemi një mungesë jashtëzakonisht të madhe në specialistë biopsie, dhe për të gjitha analizat, diskutimet dhe qasjet për ndërtimin e një programi gjithëpërfshirës depirstimi kjo është një pikë thelbësore që duhet zgjidhur. Kemi mungesa të theksuara në specialistë të tjerë, përfshirë edhe kirurgë. Mjekët e familjes kanë mungesë njohurish për këto lloj sëmundjesh, pavarësisht se programet dhe udhëzuesit që janë ndërtuar vitet e fundit për ta, ka filluar dhe po përmendet çështja edhe e sëmundjeve të tjera të gruas, jo vetëm e shtatzanisë. Kemi një përdorim tejet të ulët të shërbimeve. Vetëm 2-3 teste në ditë për mamografi si dhe problemne të mirëmbajtjes së teknologjisë”, - ka deklaruar eksperti i ISHP-së, Alban Ylli.

Po ashtu edhe shefi i shërbimit të Onkologjisë në QSUT, Agim Sallaku, ka vënë theksin në mungesën e sensibilizimit të femrave për këtë sëmundje. Sipas tij, në vendin tonë janë vetëm 15 ekspertë mamografie. “Nëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 65% e femrave e kapin sëmundjen në stadin e parë, ku mundësia për të mbijetuar është shumë e madhe, në vendin tonë vetëm 5.4 për qind e femrave e kapin sëmundjen në stadin fillestar. Bërja e ekzaminimit të mamografisë do t’u shpëtonte jetën 35% të grave që preken nga tumor. Në vendin tonë kemi aktualisht 22 mamografi, nga të cilat 8 i përkasin sistemit shëndetësor publik dhe 13 në privat, ndërkohë që kemi vetëm 15 mjekë specialistë që dinë të lexojnë ekzaminimet e maografisë, pra një numër shumë i vogël”, - ka shpjeguar shefi i onkologjikt, Agim Sallaku, spital në të cilin çdo vit paraqiten 13 mijë pacientë për ekzaminime nga më të ndryshmet. Sipas tij Shqipëria zë vendin e 49, ku niveli i incidencës së kancerit është shumë e lartë, nga 50 vende në total.
 
Koordinatorja e OKB
 
Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zineb Touimi Benjelloun, e cila ka qenë e pranishme në konferencën e djeshme e vuri theksin tek mosha mesatare e grave shqiptyare që janë prejkur nga kanceri i gjirit që ëhste relativisht e re, duke kërkuar  krijimin e strukturave për kontrollin dhe kurimi i saj në fazë të hershme. “Numri i të prekurve nga kanceri ka ardhur në rritje. Por kjo është shqetësuese duke parë se mosha mesatare e Shqipërisë është kryesisht e re. Trajtimi i sëmundjes është i shtrenjtë dhe në mjaft raste jo shumë efikas. Ne kërkojmë të flasim për qasje të ndryshme për depistimin dhe diagnostikimin e hershme në Shqipëri”, - u shpreh Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zineb Touimi Benjelloun.
 
Beteja e shifrave
 
Në vendin tonë ende nuk dihet numri i të saktë i të prekurve nga sëmundjet e tumoreve. Kjo është reflektuar edhe në takimin e djeshëm ku specialistët kanë dhënë shifra të ndryshme. Sipas ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili u referohet të dhënave të sistemit statistikor shqiptar kemi 4.000-4.500 raste të reja të raportuara çdo vit me të gjitha llojet e tumoreve. Ndërkohë që një vlerësim tjetër i incidencës së sëmundjeve tumorale në Shqipëri, ai i Globoscan, flet për rreth 7.000-8.000 raste/vit. Ndërsa Agim Sallaku, shefi i Onkologjikut ka deklaruar se nëse numri i të prekurve nga tumoret më 1986 në vendin tonë ishte 2800 persona, në vitin 2010 kjo shifër është 7700 persona. 
 
Shkrimi u publikua sot (22.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!