Konferenca/ Arrestimi i Metës, Blushi sulmon Dumanin: Xhelat i Ramës! Gjokutaj: Goditje politike para zgjedhjeve! PL deklaratë me 5 pika

Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për mediat, nënpresidenti i PL-së Tedi Blushi u shpreh se Meta u rrëmbye me forcë nga banditë me uniformë.

Më tej shpërtheu në lum akuzash ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani që dha urdhrin e arrestit për Metën, duke e quajtur njësoj si Meta, Dum-Duman, madje duke e etiketuar si Bin Ladenin e drejtësisë.

"Jam sot së bashku me sekretarin organizativ zotin Artemis Pesa dëshmitar i dhunës kriminale dhe aktit terrorist që narko drejtësia e DumDumanit konsumoi sot botërisht para gjithë shqiptarëve dhe me avokatin e mirënjohur Genc Gjokutaj. Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist nga Bin Ladeni i SPAK i njohur si Altin Dumdumanit. Në bashkëpunim me kirminelët nën uniformë të narko policisë kryen një nga krimet më të pashembullta në Republikën e Shqipërisë duke rrëmbyer njësoj si Bin Ladeni ish kryeministrin dhe ish presidentin Ilir Meta. I cili edhe pse me imunitet dhe gjoja nën mbrojtje nga garda fatkeqësisht i tradhtuar edhe prej tyre u rrëmbye nga dhjetra kriniale në unfiromë që i paralajmëroj nga ky moment  e kanë personale me gjithë shqiptarët e ndershëm. Kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm banditë dhe kriminel e bëjnë. Më e rëndë është dhuna fizike që këta terroristë kanë ushtruar ndaj ish presidentit të republikës duke kënaqur egon e kryemafiozit Edi Kristaq Rama, kryeministri i vetëm në botë i cili ka pritur në botë në zyrë përfaqësuesi më të lartë të krimit nga Sinaloa dhe Ndragheta. Sot akt shpallje lufte. Nga ky moment opozita ka dy nga drejtuesit e saj të ndaluar politikisht. Tejkalim i vijës së kuqe dhe do marrë pa mëshirë përgjigjen e popullit shqiptar nga të katër anët e botës. I falenderoj për solidaritetin e shprehur sot me presidentin e PL. Sigurisht ishte hakmarrje primitive e pushtetit kriminal përmes xheltave në sistemin e drejtësisë me aktin e fundit sot duke arrestuar liderin e PL, Ilir Meta. Gjithë ata që mund të shpresonin tek suksesi i reformës në drejtësi sot u bindën se në këtë vend nuk ka drejtësi. Ky akt kriminal mes ditës ndodh ndaj një ish presidenti republike, imagjinoni çndodh sot e në vijim me secilin prej jush", tha Blushi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
Arrestimi i Metës/ Qëndrimi i Kryesisë së PL-së: Akt terrorist i urdhëruar nga Rama dhe zbatuar nga Dumani! Do intensifikojmë aksionin politik në terren

Kryesia e Partisë së Lirisë, u mblodh mbrëmjen e sotme pas arrestimit të ish presidentit Ilir Meta. Kryesia ka dalë me një qëndrim për arrestimin e liderit të PL-së, duke dënuar me ashpërsi aktin shumë të rëndë, kriminal dhe terrorist siç thonë ata të arrestimit politik të Metës.

Sipas PL, ky është një akti me urdhër të Ramës, zbatuar nga SPAK, pa prova dhe fakte. Ata akuzojnë Ramën dhe Dumanin për goditje politike, ndërsa theksojnë zotimin e tyre për vijimin e aksionit politik dhe arritjes së objektivit të 5 prioriteteve.

QËNDRIM I KRYESISË TË PARTISË SË LIRISË

Kryesia e Partisë së Lirisë, e mbledhur sonte  më datë 21 tetor 2024, shpreh qëndrimin e saj, si më poshtë vijon:
1.     Dënon me ashpërsinë më të madhe aktin shumë të rëndë kriminal terrorist të rrëmbimit dhe arrestimit politik, në mënyrë jo ligjore, të dhunshme dhe në shkelje të hapur të dinjitetit njerëzor dhe qytetar të një figure të lartë publike, si ish-Kryeministri, ish-Kryetari i Kuvendit, ish-Presidenti i Republikës dhe Presidentit aktual të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta.

2.     Ky akt terrorist kriminal i urdhëruar nga Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste dhe i vënë sot në zbatim nga struktura kriminale terroriste SPAK, konfirmon atë që kemi denoncuar prej kohësh se në Shqipëri ka rënë shteti ligjor dhe se sistemi i drejtësisë është i kapur për fyti dhe funksionon sipas një regjie, vetëm për llogari të interesave elektorale dhe politike të Narkoshtetit dhe Edi Ramës.

3.     Arrestimi politik i Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi konfirmon se drejtësia nuk funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe të së drejtës, por mbi bazën e urrejtjes, hakmarrjes primitive, urdhrave politikë dhe metodave policeske të një shteti diktatorial.

4.     Edi Rama dhe Altin Dumani, me aktin e sotëm terrorist kanë kaluar vijat e kuqe duke i shpallur luftë të hapur opozitës, me qëllim asgjesimin e saj, të pluralizimit politik dhe demokracisë.

5.     Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë. 

6.     Kryesia Politike e Partisë së Lirisë duke shprehur solidaritetin e plotë me Presidentin e burgosur politikisht, z.Ilir Meta, vijon aktivitetin politik nën drejtimin e Tij pavarësisht gjendjes së Tij juridike.

7.     Partia e Lirisë është e vendosur të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit skizofrenik të Narkoshtetit, për t’i ofruar një alternativë mirëqeverisjeje, të drejtë e humane të gjithë shqiptarëve nëpërmjet 5 Prioriteteve të saj për 4 milion shqiptarë plus.

Ora 16:56
Arrestimi i Metës, Blushi ‘shfrenon’ fantazinë: Mund të ketë pasur tentativë për ta eliminuar fizikisht

1729521311_gjokutaj.png

Në konferencën për mediat, Tedi Blushi thotë për arrestimin e Ilir Metës, se mund të ketë pasur edhe tentativë për eliminimin fizik të tij.  

“Nuk çuditem të këtë patur një përpjekje për eliminim fizik të Metës, një skuadrilje të armatosur pa mjet identifikimi që e kanë ndalur në rrugë. Mund të ketë pasur tentativë për ta eliminuar fizikisht”, tha Meta.

Ora 16:48
Tedi Blushi ‘kërcënon’ agjentët e BKH: Do t’ju zbulojmë kush jeni, Meta u dhunua

1729523362_tediblushi.GIF

Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi gjatë konferencës së sotme për mediat, kërcënoi edhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ai tha se emrat e tyre do të bëhen publik, ndërsa deklaroi se sipas tij në momentin e arrestimit Meta është dhunuar.

“Do ti varim në një kornizë, që ti shihni të gjithë se kjo është banda kriminale e Altin Dumanit dhe Edi Ramës. Edhe ju, edhe shqiptarët duhet që ta dini se kush janë ata, ne do ti bëjmë publike emrat. Do të mbajnë përgjegjësi në mëyrë demokratike. Ai polici që ka ngritur dorën, ajo dorë do ti bjerë në kokë. E kanë dhunuar, e kanë goditur Metën”, tha ai.  

Ora 16:32
'Meta nuk bëri rezistencë', shoferi që shoqëronte presidentin e PL-së: Iu kërkoi mandatin! Na tërhoqën zvarrë

 

Artemis Peca i cili ishte së bashku me Ilir Metën momentin e arrestimit të tij tregon në konferencën e jashtëzakonshme në selinë e PL-së, se Meta nuk bëri asnjë rezistencë. Peca thotë se presidenti i PL-së, i kërkoi efektivëve se cilët janë ata dhe a kanë mandat.

Nga ana tjetër, ata e morën zvarrë Metën, thekson Peca.

'Zoti Meta nuk ushtroi asnjë lloj rezistence.

Iu kërkoi mandatin, kush jeni ju, i tha Meta. Më pyetën mua kush je ti. Çfarë kërkoni i thamë? Do vini me na thanë.  Na morën nga bluza dhe na tërhoqëm zvarrë, nuk ushtruam asnjë lloj rezistence.'

Ora 16:32
Arrestimi i Metës, Tedi Blushi: Akt terrorist, duan që të asgjësojnë opozitën

 

Nënpresidenti i PL-së Tedi Blushi teksa hoodhi akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, e cilësoi arresitimin e Metës si një akt terrorist për asgjësimin e opozitës.

“Kush mendon se opozita do të dekurajohet dhe do të qëndrojë duarkryq e ka gabim. Rama dhe Dumani po i vënë flakën me duart e tyre këtij vendi dhe janë ata përgjegjës. Rama dhe Dumani kanë përgjegjësin për këto akte terroriste për të agjësuar opozitën. Në më pak se një vit janë bërë 4 arrestime, Fredi Beleri, Sali Berisha, Salianji dhe tani Meta. Diktaturë pra. Por, ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq”, tha ai.

Ora 16:24
Arrestimi i Metës, Artemis Peca: Nuk kishte asnjë vendim për ndalim, prisnin urdhra nga Dumani

 

Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për mediat, sekretari organizativ, i cili ishte shofer me të cilin po udhëronte Ilir Meta, Artemis Peca, ka treguar momentin e arrestimit.

Ai u shpreh se nuk kishte asnjë vendim për të ndaluar kreun e PL, ndërsa hodhi akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. 

“Ne po vinim me makinë dhe po vinin disa makina nga pas dhe unë ula shpejtësinë dhe më pas na rrethuan makinën. Pastaj dolën disa banditë me maska dhe nuk kishin as uniform dhe kishin armë dhe na hapën dyert dhe na thanë hajdeni me ne. Ne menduam se po na grabisnin dhe në një moment u trembëm, por kur pash një makinë policie mendova se ishte policia e Ramës dhe Dumanit dhe nuk kishin asnjë vendim. Na shoqëruan në komisiariat dhe ata kur shkuam atje nuk bënë asnjë veprim sepse prisnin urdhra nga Dumani vinin vërdall dhe korridore dhe flisnin në telefona. Ishte një akt i tmerrshëm”, tha ai.

Ora 16:23
'Çështja CEZ/DIA është hetuar një herë dhe Meta ka dhënë shpjegime', avokati Gjokutaj: Arrestimi ndaj tij është politik, jo ligjor

 

Sipas avokatit Genc Gjokutaj, çështja e CEZ/DIA është hetuar një herë dhe Ilir Meta i arrestuar sot ka dhënë shpjegime të hollësishme.

'CEZ/DIA çështje e gjykuar dhe Meta ka dhënë shpjegime të hollësishme. Nuk ka provë që e implikon Meta me këtë masë sigurie. Kjo është e vërtetë që referohet në akte. Një çështje e gjykuar nga një kallëzues që ka dhënë dëshmi të rreme dhe para gjykatës dhe SPAK nuk ka qenë identik në rrëfimin e tij. Kjo është goditje pastërtisht politike nga zgjedhjesh. Për më tepër që Dumani ka konflikt interesi në këtë çështje. Meta e ka treguar publikisht edhe vizita e tij në dhoma sigurie. Në këto raste, këto janë elementet që e bëjnë një proces jo të rregullt ligjor.

Këto akte pse nuk u gjet një person ti lexojë. Cili është qëllimi? Është politik, aspak ligjor. Pse u thirr 3,4 herë në SPAK? Për të dhënë shpjegime, se e paskan të provuar. Kemi të bëjmë me një strukturë që duhet të ishte ligjore, e cila veprën e korrupsionit nga vetë eksponentët e tyre nuk ngruojnë duke thënë që korrupsioni bëhet edhe duke zbatuar ligjin. Ka rënë sistemi i drejtësisë dhe provohet sot me arrestimin e Metës. Do vazhdojmë betejën ligjore. Krahas formave të tjera të protestës. Është një vendim prej 167 faqesh të cilën do e shohim.'

Ora 16:19
Kërcënon Blushi: Po identifikojmë grupin terrorist që arrestoi Metën, do u faktojmë lidhjet e tyre me grupet kriminale

 

Tedi Blushi ka dhënë një konferencë për mediat pas arrestimit të Ilir Metës. Blushi thotë se gjithçka është politike dhe sipas tij nuk ka asnjë akuzë të mbështetur në fakte dhe prova ndaj Metës.

Me tone kërcënuese Blushi i quan agjentët e BKH si grup terrorist, për të cilët thotë se po i identifikojnë se cilët ishin dhe do të faktojnë lidhjet e tyre me grupet kriminale.

“Garda, çuditërisht në moment e ndalimit nuk ka qenë aty prezent dhe jo rastësisht atëherë çdo shqiptar sot ndihet i kërcënuar. Kjo nuk është beteja personale e Metës, kjo është beteja e shqiptarëve të ndershëm që e duan familjen, kombin shqiptar. Ndaj Metës nuk ka asnjë akuzë të mbështetur mbi fakt dhe mbi prova, nuk ka asnjë provë, asnjë dokument, dëshmi të vërtetë që e implikon qoftë edhe në një fije floku afere korruptive, proces i inskenuar nga Rama dhe i zbatuar nga xhelati i tij në krye të SPAK, kësaj strukture terroriste, se akuzat e vetme për të cilat Meta është ndaluar sot janë këto që po u rendis, mbrojtja e interesit kombëtar, mbrojtja e çështjes së Kosovës, beteja e tij për mbrojtjen e çështjes së detit. Kemi dëshmitar okular se çfarë tradhtie ka bërë Rama me Bashën për çështjen e detit, dhe lufta kundër Soros. Rama do të marrë përgjigjen më shembullore nga shqiptarët e ndershëm dhe patriotë në të katërta anët e botës, përfshi edhe veglat e tyre në këtë sistem të kapur drejtësie, që rrëmben ditën, në mes të Tiranës ish presidentin e Republikës. Jemi duke identifikuar grupin terrorist dhe do ua faktojmë me prova lidhjet e tyre me grupet më të rrezikshme kriminale, do i nxjerrim me foto dhe emra ta dinë të gjithë shqiptarët se kush janë këta terroristë që dhunuan kreun e PL”, tha Blushi.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elona: 21/10/2024 19:33

    Duan te asgjesojne opoziten,,,c,'fare opozite je ti,,,ti je llum...ptu.ptu.ptu..fare e keqe...

    Përgjigju
  • arra: 21/10/2024 19:31

    ndertesa e lsi te shembet me dinamit,,ky blushi dhe te tjeret te dergohen ne shtepi,,,te hetohen e gjithe kupola drejtuese ne lsi,,kush ka vjedhur burg dhe sekuestro,,,te mos kete me seli kjo parti e ndyre ne tirane,,,,eshte bere shume afer nje pallati te vjeter,,,dhe eshte ndertuar ne fushen e nje ish shtepie rinie....parti e mallkuar.... ..

    Përgjigju
  • Ligji: 21/10/2024 17:17

    Blushi therret nga frika si tek Beni ecen vete. Ky tjetri Peca eshte ende i tronditur dhe flet percart. Gjokutaj eshte nje avokat qe ka groposur shume kliente duke perfshire dhe Sali Qametin. Tani ka rradhen te gropose Meten.

    Përgjigju
  • Karabobe: 21/10/2024 17:00

    O ???? kotrolloje njehere mos e kan lan shtatzane

    Përgjigju
  • Tao: 21/10/2024 16:34

    Qenka zbutur Teddy bear, i paskan rene puplat.

    Përgjigju
  • Bin Legeni: 21/10/2024 16:25

    Bin Ladenin lere ku e ka hedhur o Bibilush se ai nuk te arrestonte Po te fuste nje Aeroplan te there NE bithe. Po leqe ty te eshte bere ves nuk ta ndjen nga Ajo gje

    Përgjigju
  • Deni: 21/10/2024 16:20

    Shko beji oral Bin Ladenit te Spakut tashme…idiot i lindur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?



×

Lajmi i fundit

'Si guxon një deputet dhe fsheh një njeri që akuzohet për vrasje?', Kulluri për arrestimin e Çyrbes: Gjëja më e rëndë këto 34 vite

'Si guxon një deputet dhe fsheh një njeri që akuzohet për vrasje?', Kulluri për arrestimin e Çyrbes: Gjëja më e rëndë këto 34 vite