Konfindustria: Bordi i Çmimeve të Karburanteve ka dështuar, ka krijuar probleme me pasoja të rënda për qytetarët e bizneset! Të krijohet një Ent Rregullator i përhershëm

Konfindustria: Bordi i Çmimeve të Karburanteve ka dështuar, ka krijuar probleme me pasoja të rënda për qytetarët e bizneset! Të krijohet një Ent Rregullator i përhershëm

Foto ilustruese

"Bordi i Çmimeve të Karburanteve ka dështuar", kështu thotë përmes një deklarate Konfindustria, duke vlerësuar se janë krijuar problematika shtesë m,e pasoja të rënda për qytetarët, bizneset e ekonominë në tërësi. Duke përmendur se ky Bord ka përplasje të interesit, për shkak se gjysma e numrit të anëtarëve janë operatorë të tregut, Konfindustria kërkon krijimin e një Enti Rregullator të Karburanteve, si një institucion të përhershëm në varësi të Kuvendit.

"Konfindustria vlerëson, se Bordi i Çmimeve të Karburanteve ka dështuar në plotësimin e qëllimit të themelimit, duke krijuar edhe problematika shtesë me pasoja të rënda për qytetarët, bizneset dhe ekonominë kombëtare në tërësi. Bordi ka përplasje të qartë të interesit në përfaqësim me gjysmën e numrit të anëtarëve, që i përkasin pikërisht operatorëve të tregut, që duhet të vëzhgohen për spekulime të mundshme, metodologjive të paqarta, që përcaktojnë vendimmarrje subjektive me hapësira të gjera edhe për korrupsion. Konfindustria kërkon, që ekzekutivi dhe vendimmarrja politike duhet të fillojë menjëherë krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK si institucion i përhershëm, profesional dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë. Si shembull i krijimit dhe funksionimit të ERRK të jetë modeli i agjencisë së ngjashme në Maqedoninë e Veriut. Tregu i karburanteve në MV në vazhdimësi dhe pavarësisht krizës së fundit të Ukrainës ka çmime 25-35% më të ulëta dhe standarde të cilësi sesa Shqipëria", thuhet në deklaratë.

Sipas Konfindustrias, tregu i karburanteve në Shqipëri ka shenja të organizimit në formë karteli duke shtuar se ka dyshime edhe  për kontrabandë masive në nivele, që arrijnë në 30% të sasisë së përgjithshme të konsumit.

"Tregu i Karburanteve në Shqipëri ka shenja të qarta të organizimit në formë karteli në tregtinë me pakicë dhe oligopoli në tregtinë me shumicë. Tregu shqiptar i karburanteve shfaqet me përqendrim vertikal dhe horizontal të fortë, duke filluar nga shërbimet portuale, shitjen me shumicë deri në shitjen me pakicë, krejtësisht e ndaluar në vendet e zhvilluara demokratike. Përveç pasojave të rënda ekonomike për biznesin dhe qytetarët në çmim dhe cilësi të ardhura nga mungesa e konkurrencës në tregun e karburanteve ka dyshime të arsyeshme për kontrabandë masive në nivele, që arrijnë në 30% të sasisë së përgjithshme të konsumit me qindra milionë dollarë dëme për buxhetin e shtetit. Tregu i karburanteve në Shqipëri është nga më të mëdhenjtë të ekonomisë kombëtare me mbi 10% të PPB", deklaron Konfindustria.

Çmimi i karburanteve në vend arriti në shifra ekstreme, duke bërë që qeveria të merrte vendimin për krijimin e Bordit të Karburanteve që përcakton tashmë çmimet, në varësi të lëvizjes së tyre në tregjet ndërkombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës