Konfirmimi zyrtar EKSKLUZIV:
Linda Rama është shtatzënë

Konfirmimi zyrtar EKSKLUZIV:<br />Linda Rama është shtatzënë
Linda Rama është shtatzënë. Çifti kryeministror pret një bebe në familjen e re, tre vjet e gjysëm pas martesës së tyre. Lajmi që prej ditësh qarkullonte si thashethem, sot me ne fund është i konfirmuar. Shqiptarja.com mori pohim zyrtar drejtpërdrejtë nga burime të sigurta pranë çiftit Rama, duke qartësuar në këtë mënyrë misterin që qarkullonte prej disa javësh, pas një humbje të lehtë ndjenjash nga Linda në Hotel Sheraton, në aktivitetin e festimeve për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ishte data 17 shkurt. Edi e Linda ishin në radhë të parë në këmbë, krah Presindetit Nishani dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kur papritur bashkëshortja e kryeministrit pati një moment humbje ndjenjash duke u mbështetur instinktivisht në krahun e Edit. Skena  zgjati vetëm pak sekonda, ndërsa kryeministri, duke mbajtur të shoqen, doli nga salla. Vetëm pak vetë e  vunë re, por kjo maftoi për të ushqyer një sërë hipotezash mbi gjendjen shëndetësore të Linda Ramës, përfshi dhe shtatëzaninë.
Familja Rama këto javë nuk ka bërë asanjë përgënjeshtrim, por edhe nuk ka konfirmuar një lajm që  dukej se ishte i parakohshëm për ta shpërndarë deri në pohimin e marrë mbrëmë.
 
edi rama me linda ramen
(Ne foto: Linda Rama dhe Edi Rama ne pritjen e ambasades kosovare 17 shkurt 2014)


“Linda ndjehet mirë, - na thotë një burim shumë i afërt me familjen e kryeministrit, - dhe pavarësisht shtatëzanisë vazhdon të shkojë rregullisht në zyrë e të punojë normalisht, ndërsa Edi Rama është shumë i lumtur që ribëhet baba”. I vetmi sekret mbetet se në ç’muaj të shtatzanisë është Linda: “Më mirë të mos e themi, - thotë burimi, - se ndryshe, ju gazetarët bëni llogaritë dhe kur vjen muaji i nëntë nuk do ta lini rehat”.


Si për Edi Ramën ashtu dhe për Lindën është një rikthim në atësi dhe mëmësi. Linda është mamaja e Reas, tashmë e rritur, studente në Universitet, vajza e lindur nga martesa e parë. Ashtu si dhe Edi Rama, babai i Gregut, student në Universitet dhe ai, lindur nga martesa e parë e kryeministrit të vendit.


Linda dhe Edi Rama, u dashuruan në 2010, por lajmi i martesës së tyre doli në media në mënyrë të papritur, vetëm në fund të shtatorit të atij viti. Më 19 tetor 2010 ata u martuan në një ceremoni civile në një lokal në periferi të Tiranës.

Mbrëmë Edi dhe Linda Rama festuan  me një darkë private në restorant Piaca. Një gazetar i Shqiptarja.com, pas darkës, iu afrua kryeministrit duke i bërë pyetjen drjetpërdrejtë nëse lajmi është i vërtetë apo jo. Rama, me një buzëqeshje, nuk përgënjeshtroi. Asnjë përgënjeshtrim edhe nga Endri Fuga, këshilltari më mik i kryeministrit dhe as nga nëna e Edi Ramës, Aneta, të kontaktuar gjithashtu përmes telefonit.

Lajmi i shtatëzanisë duket se dihet mirë nga e gjithë familja.
Megjithatë, nga një vëzhgim i kujdesshëm, ndonjë sinjal vihej re në sjelljen e çiftit kryeministror. Në festën e Ilir Metës, të hënën e kaluar, Linda Rama, qëndroi gjatë gjithë kohës e ulur në tavolinë pa u ngritur asnjeherë dhe e veshur me fustan të gjërë. Ndërsa Rama, shpesh afrohej ndaj saj me ëmbëlsi. Një tjetër sinjal dhe nga faqja Facebook e Edi Ramës, ku prej disa javësh, si foto kopertine mban foton e tij me një fëmijë që e ngre në krah drejt qiellit. Eshtë vajzë. Eshtë dhe ky një sinjal për seksin e bebes? Për Lindën dhe Edin mbarësi dhe urimet më të mira për beben që ka nisur rrugën të vijë.

Shkrimi u publikua sot (29.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar drejtësinë! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet

Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar drejtësinë! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet