75-vjeçarja Flora Hoxha është mbytur në përroin e fshatit Proger në Devoll. I biri kallëzoi në Polici se ka humbur kontaktet me të ëmën. Ajo kishte dalë nga banesa pas përmbytjeve në fshat, ndërsa dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit dhe është mbytur. Ushtria dhe emergjencat nisën që dje kërkimet, ndërsa sot pritet të nxirret edhe trupi i saj. 76-vjeçarja vuante nga demenca e plotë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. 

"Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për shtetasen F. H., 75 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa dhe dyshohej se mund të ishte mbytur për shkak të prezencës së ujit në fshatin Progër, pas kontrolleve të kryera,  sot rreth orës 08:30, kjo shtetase është gjetur në dalje të fshatit, në anë të një përroi, pa shenja jete", informoi Policia. 


Lajmi kryesor:

Viktima e parë nga moti i keq, 75-vjeçarja mbytet në përroin e Devollit! Evakuohen 50 familje në Sarandë e Korçë, 1500 hektarë tokë nën ujë (VIDEO)