Konfjuca në Tiranë: Jemi për dialog me Serbinë, por s'lëshojmë pe! Shqipëria të jetë në një linjë me ne, Vuçiç armiqësor ndaj Kosovës

Prishtina është e vendosur për të dialoguar me Beogradin, por pa bërë asnjë lëshim në dëm të territorit të Kosovës. Qëndrimin e artikuloi nga Tirana kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pas një takimi me homologen e Shqipërisë Lindita Nikolla. Qasjen e Vuçiç ndaj Kosovës, Konjufca e quajti të rrezikshme e që nuk ka ndryshuar që prej kohës së Sllobodan Millosheviç. Për këtë arsye ai i kërkoi Nikollës që qëndrimet e Shqipërisë karshi Serbisë të jenë në të njëjtën linjë në në mënyrë që të mbrohen interesat e Kosovës.

“Në jemi dy shtete, por jemi popull me një interes të përbashkët. Edhe zyrtarët politikë të Kosovës dhe Shqipërisë vazhdimisht kanë vepruar me këtë vetëdije kombëtare. Natyrisht që arritjet dhe bashkëpunimi është i thellë, por edhe sfidat janë serioze. Pas shkurtit bota është më e pasigurt. Por në të njëjtën kohë agresioni i papranueshëm mbi Ukrainën ka nxitur unitetin e botës demokratike.

Serbia e Vuçiçit nuk ka ndryshuar në drejtim politik, por vetëm mjetet prej kohës së Millosheviçit. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që Serbia është shumë armiqësore ndaj Kosovës. Mohon pavarësisë dhe së fundmi e patë sesi presidenti nuk heziton fare edhe për ta sfiduar kornizën e sigurisë në Ballkan përmes kërcënimit të Kosovës dhe dërgimit të trupave të armatosur brenda territorit të Kosovës.

Ne duam që me Shqipërinë të jemi brenda një kornize sa i përket gjykimit për Serbinë. Kosova nuk ka rrugë tjetër veçse të mbrojë interesat. Ne jemi për paqe dhe dialog, por nuk do të lëshojmë pe. Por i gëzohemi edhe çdo arritje të Shqipërisë, siç është hapja e negociatave. Rrugën e kemi të njëjtë”, tha Konjufca.

Gjatë takimit, kryeparlamentarja  Nikolla u ndal te rezoluta kundër raportit të Dick Marty për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore, ndërsa Konjufca i kërkoi ndihmë për lobuar për njohjet e reja dhe liberalizimin e vizave.

Nikolla: Asmableja  parlamentare  këshillit të Europës të hartoj një raport vijues dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të rezolutës.

Konjufca: Edhe sa i përket domosdoshmërisë së njohjeve të reja dhe të gjitha iniciativave të Kosovës për anëtarësim në institucione ndërkombëtare dhe evropiane. Edhe po ashtu edhe lobimi juaj i pandalshëm për liberalizimin e vizave të Kosovës. Përpjekje që po japin rezultatet e para. Qytetarët e Kosovës nuk kanë asnjë dyshim që fundi i vitit do ti gjejë me heqjen e këtij regjimi të padrejtë.

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes dy kuvendeve në mujain nëntor, në Shqipëri, ditën e sotme u nënshkrua memorandumi i përbashkët nga  kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla dhe  atij të Kosovës Glauk Konjufca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Nikolla pret Konjufcën në Tiranë, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi midis parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka pritur në Tiranë homologun e saj nga Kosova, Glauk Konjufca, me të cilin nënshkroi memorandum bashkëpunimi midis dy parlamenteve. ​

Kujtojmë se në mbledhjen e 8-të të Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovë më 20 qershor, dy qeveritë nënshkruan 19 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, doganave, energjisë, bujqësisë, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë, mbrojtjes e drejtësisë.

/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat