PESHKOPI- Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me një të plagosur me armë zjarri, ndërsa autori është arratisur pas ngjarjes. I plagosuri është 32 vjeçari me inicialet V.K. ndërsa autori A.Sh. 33 vjeç.
Sipas policisë, rreth orës 18.40 pas një konflikti, motivet e të cilit ende nuk dihen, 33 vjeçari e ka qëlluar më armë zjarri tip pistoletë 32 vjeçarin, që aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori sipas të dhënave të para është larguar në drejtim të Kukësit me një makinë, ndërsa forcat e policisë po punojnë për kapjen e tij. Ndërkohë që vijojnë hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.