Konflikti i panevojshëm që KQZ ka hapur mbi numrin e kandidatëve të opozitës 

Konflikti i panevojshëm që KQZ ka hapur mbi numrin e kandidatëve të opozitës 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi një konflikt të panevojshëm me Partinë Demokratike për numrin e kandidatëve të pranueshëm për secilën listë. Ditën e fundit për prezantimin e listës, Celibashi, në rolin e tij si komisioner shtetëror i zgjedhjeve, publikoi një Twitter me të cilin specifikoi sa kandidatë duhet të paraqesin partitë për secilin qark. Partia Socialiste e respektoi këtë tregues, Partia Demokratike jo, duke paraqitur një numër më të madh të kandidatëve. KQZ ka kthyer mbrapsht listat duke kërkuar që koalicioni i udhëhequr nga PD të përshtatet me numrat e dhënë, por PD i ka dërguar listat përsëri duke korrigjuar disa gabime, por duke konfirmuar numrin më të lartë të kandidatëve. Dje Celibashi preu listat e opozitës duke pranuar numrin e zvogëluar të kandidatëve të treguar në Twitter dhe i cili, sipas tij, respekton Kodin Zgjedhor. Tani koalicioni i drejtuar nga PD po përgatitet të apelojë tek Komisioni i ankimeve dhe sanksioneve (KAS) ku janë pjesë 5 anëtarë të emëruar me konsensus nga gjithë forcat politike. 

Nga pikëpamja strategjike, të kesh një numër më të madh të kandidatëve, sipas logjikës së ligjit të ri zgjedhor, sjell një avantazh pasi votat që kandidatët "e tepërt" do të sjellin si preferencë do të numërohen në favor të listës, dhe nëse ata nuk do të kenë një shans për t'u zgjedhur, ata përsëri do të ndihmojnë partinë e tyre të marrë më shumë vota. Në këtë kuptim, pra, PS dhe forcat e tjera politike që kanë respektuar indikacionet e KQZ janë në disavantazh në krahasim me ata që nuk e kanë respektuar atë indikacion. Por ligji bëhet nga Kodi Zgjedhor dhe jo nga Celibashi. Dhe çfarë parashikon Kodi Zgjedhor? Kodi elektoral i reformuar në parlament pa miratimin e PD dhe LSI parashikon që “numri i kandidatëve në listën shumëmërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandatit që do të zgjidhet në zonën zgjedhore. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre”. Kështuqë duke lexuar kodin fjalë për fjalë, duket qartë se një numër maksimal i kandidatëve nuk është vendosur, por eksiston vëtëm një numër minimal, dmth numri i mandateve + 2. Me kushtin shtesë që ky numër të ndahet me tre. Prandaj, opozita ka të drejtë nëse vendos të propozojë një numër më të lartë të kandidatëve (pasi një numër maksimal nuk është fiksuar në kod) me kusht që ky numër të ndahet me tre. Celibashi në vend të kësaj zgjodhi rrugën e lista te shkutra, dhe kështu për shembull në Kukës ku janë në lojë 3 mandate, por duke shtuar 2 (siç parashikohet nga kodi) do të shkonte në 5 kandidatë që nuk ndahen me tre, ai vendosi që kandidatët duhet të jetë vetëm 3, në vend të 6 pasi do të dukej më logjike. Socialistët kanë respektuar indikacionet e Celibashit dhe kanë kandiduar 3 persona, ndërsa PD ka vendosur 9 kandidatë (pra nje numer me shumë se 5 parashikura nga kodi, dhe pjeshtueshme per 3).

Konflikti i hapur nga KQZ duket krejtësisht i padobishëm, sepse çdo forcë politike duke filluar nga PS sigurisht që nuk do të kishte pasur vështirësi në gjetjen e emrave të tjerë për t'i shtuar listës. Dhe nga ana tjetër, ka kuptim që numri i kandidatëve të jetë më i madh se numri i të zgjedhurve, sepse “të pazgjedhurit” shërbejnë për të garantuar zëvendësimin në rast të vdekjes ose dorëheqjes së një deputeti. Partia Demokratike, pasi kishte djegur mandatet e saj, ra viktimë pikerisht e shumë njerëzve "të pazgjedhur" në pjesën e poshtme të listave që refuzuan të japin dorëheqjen dhe PS arriti të mbante parlamentin gjallë falë këtij mekanizmi. Sistemi i listave të shkurtra i miratuar nga Partia Socialiste (veçanërisht në zonat me një numër të vogël mandatesh si Kukës ose Dibër) rrezikon të bëjë të pamundur zëvendësimet në të ardhmen.  Ekzistojnë dy mundesie tani: ose gjyqtarët e KAS janë dakord me koalicionin PD dhe për këtë arsye do t'i japin koalicionit opozitar një avantazh elektoral në kohën e votimit. Ose ai do ta fajësojë atë, listat e PD do të mbeten të prera siç bëri Celibashi dhe kjo do t'i ofrojë opozitës një argument të parë për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve nesër, nëse ata humbin. Në të dy rastet, është një konflikt për të cilën askush nuk e ndjente nevojën. (c.b) 

xy//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Burgajeti: 18/03/2021 20:07

    Kush mund te me shpjegoje: -Cfare kuptimi ka: -Numuri i mandateve + 2,me kushtin qe numuri te ndahet me tre?

    Përgjigju
  • VLORA: 18/03/2021 19:01

    Si gjithnje jurist te paafte qe hartojne ligjet dhe regulloret Duhet qe juristet te kishin percaktuar numrin e kandidateve per cdo zone zgjedhore dhe ne kete menyre partite nuk do kishin pretendime.Per nje moment njera parti meqe nuk ka kufizime cakton ne listen per kandidate gjithe anetaret e partise ne ate rreth ,e mendoni se cdo behet?Do duhen disa vellime librash.Me sqaron njeri ne nje situate te tille hipotetike si veprohet?

    Përgjigju
    • Spiro: 18/03/2021 20:36

      Kodi esht i qarte. Jurist i paafte esht ky Qelipashi qe nuk di te lexoje shqip. Derisa ua ktheu te gjitheve dmth te gjith e kishin kuptuar njesoj Kodin. Dmth qe esht vetem ky tipi qe nuk kuptoka shqip. Ajo situata hipotetike qe thua zotrote Vlora nuk ka ndodhur asnjehere. Se kodi gjithmone pa kufizim i ka pas listat. Po thuaj paskemi komisioner zgjedhjesh nji skraparlli qe kujton se mund te beje si i do qejfi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht