Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian në një takim joformal në Riga të Letonisë, bën thirrje për një përpjekje ndërkombëtare në arritjen e armëpushimit për marrëveshjen e ‘brishtë’ në pjesën lindore të vendit.
Ndërsa fliste para takimit me 28 ministrat e jashtëm të BE-së, Federica Mogherini insistoi në implementimin e marrëveshjes së paqes në Minsk si “rruga që duhet ndjekur për të bërë përpara”. Mogherini pranou se marrëveshja e arritur në Minsk muajin e kaluar nuk ishte perfekte, por në tërësi e vlerëson si ‘pozitive’.
“Ukraina në këto momente nuk ka nevojë vetëm për respektimin e plotë të sovranitetit të saj, e integritetin e territorit por gjithashtu ka nevojë dhe për paqe. Dhe në duhet të punojmë të gjithë sëbashku në arritjen e tyre”.
Konflikti në Ukrainë pritet të jetë tema kryesore në takimin dy ditor në Riga, pasi ka qenë prej kohësh pjesë e axhendës së BE-së dhe u bë akoma më e domosdoshme pas rritjes së tensionit në lindje të Ukrainës. Letonia dhe vendet fqinji Baltike, si Estonia dhe Lituania kanë shprehur shqetësimin për rritjen e tendencës agresive në Rusi, që sipas tyre synon destabilizimin e tyre.
Tre ministrat e vendeve baltike besojnë se Bashkimi Europian dhe Nato duhet të reagojë më shpejt ndaj veprimeve të paparashikueshme të presidentit rus Vladimir Putin. Nato ka rritur prezencësn e saj ushtarake në këto vende gjatë javëve të fundit. Edhe Rusia lajmëroi të enjten se ka rritur gjithashtu nivelin e ushtrimeve ushtarake në Krime dhe në rajonin përreth Gjeorgjisë.
Ukraina dhe perëndimi akuzojnë Rusinë se ndihmon rebelët me armatime dhe forca ushtarake, por Moska e mohon një gjë të tillë. Ekspertët e pavarur u bëjnë jehonë akuzave por rusia insiton se pjesamrrësit në ndihmë të rebelëve janë “vullnetarë”.
Të paktën 6 mijë persona janë vrarë në konfliktin në lindje të Ukrainës që prej prillit të vitit të kaluar, mes forcave ushtarake të Kievit dhe separatistëve pro-Rusë, që luftojnë në rajonin e Donetskut dhe Luhanskut.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com