Një vrasje me armë zjarri është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në fshatin Gjuraj, Njësia Administrative Plan, në Dukagjin të Shkodrës.

Viktima është Gjok Arra, 31 vjeç, ndërsa autorët e ngjarjes janë indentifikuar nga policia dy vëllezërit, Luvigj Bludaj, 31 vjeç dhe Çesj Bludaj, 37 vjeç, banues të dy në fshatin Gjuraj.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikt me bazë pronën

Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore të komisariatit Shkodër dhe të drejtorisë Shkodër si dhe dy grupe të FNSH Shkodër, të cilët janë vënë në kërkim të autorëve të vrasjes. 

Nga Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit Shkodër janë ngritur pikat e kontrrollit në hyrje të zonës dhe janë në ndjekje të autorëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë gjyqësore për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com