Konflikti për stallën e derrave
shkodranët padisin 6 gjyqtarë

Konflikti për stallën e derrave<br />shkodranët padisin 6 gjyqtarë
Banorët e Bushatit në Shkodër kallëzojnë penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme 5 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë për shpërdorim detyre.
 
Gjyqtarët e kallëzuar penalisht siç dhe shihni në këtë faksimile janë Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Ardian Nuni, Mirela Fana dhe gjyqtarja e shkarkuar pasi u dënua për korrupsion Majlinda Andrea.

kallzimi konflikti
 
Të përfaqësuar nga Simon dhe Ndoc Molla banorët kërkojnë që gjyqtarët të hetohen pasi kanë shkelur ligjin duke dhënë në të njëjtën gjykatë me të njëjtin objekt vendime të ndryshme në lidhje me konfliktin që këta banorë kanë me ndotjen e ajrit dhe ambientit që ju shkaktojnë stallat e derrave në atë zonë.
  
Për Report Tv përfaqësuesit e banorëve shprehen se kanë vendosur të bëjnë kallëzim penal pasi prej 15 vitesh jeta e tyre është në rrezik dhe vendimi i Gjykatës së Lartë i ka kthyer ata në pikën fillestare aty ku në 2005 nisi dhe konflikti. 

“Me këtë kallëzim kërkojmë nga Prokuroria e Përgjithshme që të hetohet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Këta gjyqtarë kur formojnë trupin gjykues në vendimmarrje që kalon numrin 3 janë dy vendime të kundërta. Në kompleksin tjetër që nuk mbrohet nga pushtetarët këta gjyqtarë e kanë ezauruar dhe kanë dhënë të drejtën tonë. Në zonën e Bushatit në çdo fushatë elektorale është ngritur nga një kompleks industrial për derrat në kundërshtim me ligjin. Sot në kompleksin që jetojmë pjesëtarë paditës të këtij objekti e kemi jo më larg se 230 metra”, shprehet një prej banorëve.
 
Kjo padi e banorëve të Bushatit vjen në një kohë kur vetë Gjykata e Lartë këtë të enjte njoftoi mbarimin e mandatit për 5 gjyqtarë Evelina Qirjako, Arjana Fullani, Andi Celiku dhe dy të kallëzuarve penalisht Aleksandër Muskaj e Guxim Zenelaj.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)