Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Njazi Meka” në Allias pas një konflikti mes dy shoferëve.
 
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30 ndërsa policia është njoftuar përmes një telefonate.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe Skuadra Shqiponjat kanë arritur në adresën e dhënë dhe kanë kontaktuar me shtetasin Q. C., i cili ka deklaruar se ishte konfliktuar me një tjetër drejtues mjeti i cili ka qëlluar në ajër.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë. 

Policia ka ngritur pikat e kontrollit dhe po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit tip “Ford”.

Redaksia Online
Al,N/Shqiptarja.com