Kongresi amerikan do të mblidhet të hënën për të certifikuar fitoren e zotit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, përballë nënpresidentes aktuale, Kamala Harris.
Nënpresidentja është përgjegjëse për kryesimin e numërimit të rezultateve nga secili prej 50 shteteve të vendit, duke e vënë zonjën Harris në pozicionin e certifikimit të humbjes së saj.
Procedura ishte për një kohë të gjatë një formalitet në procesin zgjedhor, por katër vjet më parë u shndërrua në kaos pasi mbështetësit e zotit Trump hynë në Kapitol, duke plagosur rreth 140 oficerë policie, duke shkaktuar dëme në ndërtesë dhe duke detyruar ligjvënësit të strehoheshin për shkaqe sigurie.
Skena të ngjashme nuk priten të hënën, meqë zonja Harris e ka pranuar humbjen dhe presidenti Joe Biden ka theksuar nevojën për një proces paqësor të kalimit të pushtetit.
Autoritetet janë përgatitur për çdo rast, duke ngritur pengesa të larta metalike rreth kompleksit të Kapitolit.
Duke folur të dielën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden e quajti atë që ndodhi më 6 janar të vitit 2021 "një nga ditët më të vështira në historinë amerikane".
“Ne duhet të kthehemi në kalimin normal të pushtetit”, tha ai.
Ai shtoi se sjellja e zotit Trump katër vjet më parë, e cila përfshinte pretendime të përsëritura të rreme se ai fitoi zgjedhjet, "ishte një kërcënim i vërtetë për demokracinë".
Më shumë se 1500 persona janë akuzuar në lidhje me sulmin në Kapitol. Zoti Trump është zotuar se do të shpallë faljen e tyre pasi të marrë detyrën më 20 janar./VOA
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3815
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij
9 Janar, 18:58
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
Trump nuk tërhiqet, poston foton e 'New York Post' me hartën ku Kanadaja dhe Groenlanda janë pjesë e Amerikës
9 Janar, 16:20
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
9 Janar, 15:46
-
Ish-Presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uashington
9 Janar, 15:30
-
Përse Trump do që të blejë Groenlandën? Ishulli më i madh në botë, i pasur me lëndë të para dhe në pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut
9 Janar, 14:50
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump propozoi që Gjiri i Meksikës të quhet Gjiri i Amerikës, përgjigjet presidentja Scheinbaum: Pse të mos e quajmë SHBA-në, 'America Mexicana'?!
9 Janar, 10:10