Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Kroaci, ku po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane.
Basha është takuar me kryeministrin e Kroacisë Andrej PLENKOVIĆ, ku ka theksuar se presidenca e BE nga Kroacia në Janar 2020 është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.
“Kënaqësi të takoja sot mikpritësin e Kongresit të EPP në Zagreb, kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic. Presidenca e BE nga Kroacia në Janar 2020 është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.
Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në BE dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.
Zbatimi i drejtë i reformës në drejtësi, reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj sipas udhërrëfyesit gjerman, garantojnë shtetin e së drejtës, ndan politikën nga krimi, i jep fund pandëshkueshmërisë, dhe garanton zgjedhje të lira e të ndershme.
Me mikun tim dhe të shqiptarëve diskutuam hapat për kapërcimin e krizës politike në vend, e cila konsiderohet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian si pengesë serioze për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ramë dakort të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për të realizuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe për të mundësuar hapjen sa më parë të negociatave.
Kryeministri Plenkovic më garantoi se Kroacia do të vijojë të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.”-është shprehur Basha.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2902
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor, 14:15
-
Sulmi në Ibër-Lepenc, Kurti konferencë me homologun kroat Plenkoviç: Tani është shënjestruar popullsia civile
13 Dhjetor, 14:50
-
Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani (VIDEO)
13 Dhjetor, 10:43
-
Basha mesazh për demokratët: PD s’do jetë kurrë prona familjare e Berishës me tapi të Edi Ramës, një faqe e re po hapet për Shqipërinë
11 Dhjetor, 17:05
-
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
11 Dhjetor, 15:46
-
Basha: Rama në konflikt interesi me SPAK, i ushtron trysni
11 Dhjetor, 15:08
-
'Politika duhet të ndahet nga krimi', Basha: Aleanca e Ramës me Çyrbet ka bllokuar ligjin për vetting-un e politikanëve
10 Dhjetor, 09:46
-
Mero Baze: Pas zgjedhjeve...qameti!
10 Dhjetor, 07:20
-
Basha shpalos programin e Demokratëve Euroatlantikë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit: Gjykatë për Kontrollin e Shtetit! Ndryshime në Ligjin Anti-Mafia
9 Dhjetor, 15:01