Kongresi i PS, Rama voton në Dajt: 
Bëjmë reformat e munguara në 25 vite

Kongresi i PS, Rama voton në Dajt: <br />Bëjmë reformat e munguara në 25 vite
TIRANE - Këtë të shtunë anëtarët e partisë Socialiste votuan në qarqet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës e Kukësit, për zgjedhjen e delegatëve të Konresit të partisë që do të mbahet në 19 mars, e ku do të ndryshohet edhe statuti i partisë.
 
Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri i vendit, Edi Rama votoi në një nga qendrat e ngritura nga PS e Dajtit. Rama tha se procesi është shumë transparent, ndërkohë që ndihet krenar për Partinë Socialiste. Rama ka shtuar se, PS është e vetmja forcë politike që mund të drejtojë vendin përmes reformave. Sipas Ramës, qeveria ka ndërmarrë reforma që të tjerët nuk guxuan t’i bëjnë për vite të tëra.

Në këto dy muaj në Partinë Socialiste janë zhvilluar rreth 5 mijë procese zgjedhore me votë të fshehtë, duke pasur parasysh zgjedhjet e kryetarëve në Organizatat Socialiste, si dhe zgjedhjet e delegatëve në procesin e përcaktimit të përfaqësuesve më të lartë të Partisë në Kongres. Janë procese zgjedhore që bëjnë qartësisht diferencën mes Partisë Socialiste dhe të tjerëve dhe ndërkohë, janë procese zgjedhore që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm zgjedhësish dhe zgjedhësesh në një moment transformimi të Partisë Socialiste, e cila po hapet, po rritet, jo vetëm numerikisht, por edhe në cilësinë e strukturës së saj, duke synuar një reformim rrënjësor të strukturës së përbërjes sociale të çdo organizate. Kryeministri Rama: Unë jam krenar për Partinë Socialiste dhe shfrytëzoj rastin që t’iu bëj thirrje të gjithë atyre që duan të shikojnë një orë e më parë rezultatet e reformave tona që t’i bashkohen Partisë Socialiste, sepse është e vetmja fuqi që siguron e ecjen e Shqipërisë në drejtimin e duhur dhe që ka kapacitet morale intelektuale dhe politike për të transformuar Shqipërinë përmes reformash që të tjerët, jo nguruan, por as guxuan t’i marrin përsipër, qoftë edhe parimisht, lerë pastaj që t’i vënë në jetë. Nëse reformat tona do të ishin bërë vite më parë sot do të kishim një Shqipëri tjetër dhe me reformat që do bëjmë nuk përcaktojmë vitin tjetër por përcaktojmë Shqipërinë e 20 viteve te ardhshme" ka thënë Rama.
 
rama
 
Nga qarku Tiranë do të dalin 128 delegatë, nga Bashkia Kamëz 16 delegatë dhe nga Bashkia Vorë 6 delegatë. Ndërkohë që nga qarku Durrës do të dalin 33 delegatë.  Kukësi do të sjellë 33 delegatë, ndërsa Shkodra, 55. Në këtë mënyrë, rajoni i vetëm që ngelet për të votuar në mars, është ai i Vlorë-Gjirokastrës. Këto qarqe, do të votojnë për zgjedhjen e delegatëve në 5 mars.

Kriteret përzgjedhëse të delegatëve janë ato të arsimit të lartë në mënyrë kategorike, si dhe barazia gjinore, 50 % femra e 50 % meshkuj. Po ashtu, 1/3 e delegatëve do të jenë më pak se 25 vjeç. 


Ora 18.00 Mbyllet votimi për delegatët
Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të PS-së në Tiranë, Durrës, Shkodër e Kukës. Ja sa ishte pjesëmarrja në votime:
Tirana  75%
Durresi  79%
Kamez 55%
Vore  82%
Kavaje  73%
Rrogozhine  75%
Shijak  78%
Kruje  68%

Ora 17:00 Radhët për votim, PS e Tiranës dhe Durrësit shtyn me dy orë procesin
Partia Socialiste e Tiranës dhe Durrësit ka shtyrë me dy orë procesin e votimit për delegatët. Shkak për këtë ëhstë bërë radha e gjatë e krijuar nga anëtarësia, e cila po pret që të votojë për të preferuarit për përfaqsim të tyre në Kongresin që do të mbahet në muajin mars. Orari i përcaktuar ka qenë deri në orën 16:00, por ai është shtyrë deri në orën 18:00.

Ora 13:30  Veliaj: Pas Kongresit, PS gati për një fitore tjetër në 2017
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pasi ka votuar në qendrën e votimit për delegatët, tha se pas Kongresit që do të mbahet në muajin mars, Partia Socialiste do të jetë më e fortë dhe më e madhe dhe do të korrë një fitore akoma më të thellë në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017.
 
Ndërkohë, procesin zgjedhor për delegatët ai e konsideron si një proces fantastik.
 
Më vjen shumë mirë që sot është jashtëzakonisht një ditë e veçantë për partinë, që unë jam shumë krenar që bëj pjesë, Partia Socialiste e Shqipërisë. Dua të falenderoj të gjithë kolegët këtu në Njësinë nr. 2, për zgjedhjet fantastike që po zhvillohen. Është ndër të parat herë në histori ku emancipimi na bën të gjithëve të ndihemi krenarë, pasi në fletëvotimi janë kandidatë zonja dhe zonjusha, kandidatë zotërinj, ku për njësinë tonë do të ketë nga 5 kandidatë, (5 femra dhe 5 meshkuj). Besoj se, do të kemi një përfaqësi fantastike. Unë jam rritur në këtë njësi dhe mezi pres që në këtë Kongres, PS te dali më e madhe, më e fortë dhe gati për një fitore tjetër të madhe në vitin tjetër si 2 fitoret e fundit që kemi pasur. Për të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e PS në këtë fushatë anëtarësimesh dua t'u them mirë se erdhët në familjen më të madhe politike që ka Shqipëria, unë vet vi nga shoqëria civile, i admiroj të gjithë ata që punojnë në shoqëri civile apo në fusha të tjera. Në fund të ditës sistemi më i mirë që kemi për të marrë vendime është politika. Një qytetar i angazhuar nëse do që të ndryshojë gjërat duhet të angazhohet vet, nuk ndryshohet nga spektatorët, ndryshohet nga lojtarët. Që të bëhesh anëtar duhet të anëtarësohesh në ato lloj grupime që vendosin dhe marrin përsipër drejtimin e vendit, po edhe të qytetit tonë” ka thënë Veliaj. 



Ora 13:00  Pas delegatëve zgjidhen 61 kryetarët e degëve
Ditmir Bushati që është i deleguari i Partisë Socilaliste për të mbuluar qarqet Kukës, Shkodër e Lezhë ka deklaruar se lista e delegatëve në këto qarqe është me emra të cilët kanë kontribute në Partinë Socilaliste. Bushati tha se ky është një proces model, ndërkohë hapi i radhës do të jetë zgjedhja e 61 kryetarëve të Partisë Socialiste në të gjitha bashkitë.


 
Procesi po zhvillohet në 4 qarqe. Lista e kandidatëve përbëhet nga njerëz me kontribute në PS. Jemi të gjithë të së njëjtës pikëpamje që ky proces është model. Të gjitha hapat do të hidhen një e nga një” ka thënë Bushati.

Bushati ka inauguruar selinë e Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës. 

Ora 11:50  Tahiri: Në qeveri reforma shtetndërtuese, në PS jetësojmë procese demokratike
Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, njëkohësisht edhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri teksa ka folur pasi ka votuar në një nga qendrat e votimit të ngritura njesine numer 5 ne Kombinat, ka thënë se në qeveri po ndërmeren reforma shtet ndërtuese, ndërkohë që në PS po jetësohen proceset demokratike.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë