Koni në gjyqin e Shullazit: Më
kërcënuan nga makina e zezë

Koni në gjyqin e Shullazit: Më<br />kërcënuan nga makina e zezë<br /><br>
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka dëshmuar këtë të martë në gjyqin kundër Emiljano Shullazit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, krahas ish-rektorit Dhori Kule dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Koni është shprehur se gjatë kohës kur kandidonte për Rektor, e ka ndaluar një automjeti i zi dhe personat që ndodheshin brenda saj e kishin ftuar të futej brenda. Sipas tij, ata i kanë kërkuar të tërhiqej nga gara.

Koni ka thënë përpara togave të zeza se nuk i kishte njohur kërcënuesit, ndërsa pas kanosjes shtoi se i është drejtuar policisë ku edhe ka bërë kallëzimin penal. Ai gjithashtu tha se ka njoftuar edhe ish-rektorin Dhori Kule. "Më thërritën nga një makinë e zezë dhe më thanë që të futesha brenda në makinë, U futa brenda, aty më kërkuar që të hiqja dorë nga gara për Rektor. Më pas, sapo dola, mora në telefon Dhori Kulen dhe e njoftova për gjithë sa më kishte ndodhur", ka thënë Koni.

Pas dëshmisë së Rektorit të UT ka ndërhyrë edhe i akuzuari Emiljano Shullazi. Ai i është drejtuar Konit nëse ka qenë ai në automjetin nga ku është kërcënuar, por përgjigjia e Rektorit ka qenë se në atë moment ishte mjaft errësirë. Ndërsa ish-rektori Dhori Kule u shpreh se është telefonuar nga Koni i cili e ka informuar për atë që i kishte ndodhur dhe kërcënimin e marrë për tërheqje nga gara. Seancën e sotme gjyqësore ka dëshmuar edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila u shpreh se informacionin për kërcënimin e ka marrë nga ish-rektori Dhori Kule. Sipas saj, Kule i ka thënë se pas kërcënimit fshihen njerëzit e Emiljano Shullazit.  

Dëshmia dhe replikat Koni-Shullazi te Krimet e Rënda

Mynyr Koni: Më thërritën nga një makinë e zezë dhe më thanë që të futesha brenda në makinë, U futa brenda, aty më kërkuar që të hiqja dorë nga gara për Rektor. Më pas, sapo dola, mora në telefon Dhori Kulen dhe e njoftova për gjithë sa më kishte ndodhur. 

Emiljano Shullazi: A isha unë mes atyre që të thërritën në makinë?

Mynyr Koni: Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë.

Emiljano Shullazi: Po mirë, pse u ndjeve i kërcënuar ti, unë i them 3-4 herë drejtorit të burgut të japë dorëheqjen, se s'më pëlqen. 

Nikolla: Kule më tha se dyshohej për njerëzit e Shullazit
Gjatë dëshmisë së saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka theksuar se ka marrë dijeni për kërcënimin ndaj Mynyr Konit. Ajo tha se menjëherë u morën masa, ndërsa përmendi se dyshohej për njerëzit e Emiljano Shullazit. 

"U shqetësuam dhe morëm masa. Na u përmend se dyshohej të ishin çuna të Shullazit", u shpreh Lindita Nikolla gjatë dëshmisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. 

S'dihet kur do dëshmojë Berisha
Teksa kanë dëshmuar ish-ministri Saimir Tahiri, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako apo dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e Rektori i UT Mynyr Koni e parardhësi i tij këtë të martë, nuk dihet kur do dëshmojë ish-kryeministri Sali Berisha. Ish-lideri demokrat ka injoruar thirrjen e Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ishte ftuar të dëshmonte ditën e sotme. 

Ka qenë pikërisht Berisha i cili përmes një statusi në Facebook një vit më parë njoftoi kërcënimin e Konit dhe Kules nga Emiliano Shullazit gjatë garës për zgjedhjet universitare. Një javë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmoi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili u shpreh se kërcënimin e rektorëve e kishte mësuar pikërisht nga qëndrimi i Berishës në rrjetet sociale. 

nikolla te gjykata krimeve te renda
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duke u futr në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda

nikolla
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duke u dalë ngaambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda

shullazi
Emijano Shullazi sot në gjyqin te Krimet e Rënda

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump