Konkluzionet e hetimit të prokurorisë

Ja pjesë nga konkluzionet e hetimit të prokurorisë

“Virgin nafta” e njohur me emrin teknik “benzine e Hidropastruar” nuk eshte produkt i gatshem per tregtim ne tregun shqiptar. “Vergine nafta” eshte nenprodukt qe del nga rafinimi i naftes bruto pas nje procesi dytesor per pastrimin e saj nga squfuri. Virgin nafta sherben si lende e pare per prodhimin e benzinave me numer oktani te larte ( mbi 95 oktan), si rrjedhim ky nenprodukt blihet me qellimin e vetem per tu eksportuar jashte shtetit.

Tregtimi i nenprodukteve te naftes te prodhuara nga rafinerit behet nga shoqerit e tregtimit me shumice qe i administron ato dhe konkretisht subjekti Armo Sha. Shoqerit e tregtimit me shumice e realizojne veprimtarin e tyre ne tregun e brendshem si dhe eksportimin dhe importimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre nepermjet marreveshjeve kontraktuale. Nje nga shoqerit qe ka operuar ne kete fushe eshte dhe shoqeria Euroil Sha.

Referuar ketyre kontratave te lidhura midis Armo Sha dhe Euroil Sha rezulton se shoqeria Euroil Sha ka blere sasira te konsiderueshme virgin nafte me qellim te vetem eksportimin jashte vendit. Ky mall do te ngarkohej ne KPTHN (Kombibati i Perpunimit te Thelle te Naftes) Ballsh dhe do te transportohej me mjetet dhe shpenzimet e bleresit me autobote duke magazinuar ngarkesen ne magazinat e Fietek Vlore dhe mandej ne anije per eksport ose duke e shkarkuar direkt ne anije per eksport. Ka qene shoqeria blerese pergjegjese per te moslejuar daljen e mjeteve transportuese nga segmenti rrugor KPThN Ballsh – FIETK Vlore ose pika doganore.

Ne kuader te verifikimit mbi destinacionin e sasis se “virgin naftes” te blere nga shoqeria Euroil me qellim ekportin jashte vendit nepermjet pikave doganore, ne Degen e Doganes Vlore jane sekuestruar me cilesin e proves materiale tre praktika doganore eksporti ne emer te subjektit Euroil Sha qe jane konkretisht:

1. Exp R.649 DT. 19.01.2009 e D.D.Vlore sasia 2676.1 ton.
2. Exp R.1597 DT.10.02.2009 e D.D.Vlore sasia 2625.9 ton. (malli figuron se eshte ngarkuar ne anijen Rita S)
3. Exp R.2361 DT.28.02.2009 e D.D.Vlore sasia 14583.679 ton.(malli firuron se eshte ngarkuar ne anijen Calitea)


Nga hetimi ka rezultuar se dokumentacioni persa i perket praktikave te dy eksporteve te datave 10.02.2009 per sasin 2625.9 ton dhe dt. 28.02.2009 per sasine 14583.679 ton eshte dokumentacion i cili nuk pasqyron te verteten mbi destinacionin e sasise 17209.579 ton nafte virgin. (2625.9 ton + 14583.679 ton.) Nga kqyrja e dy praktikave te fundit doganore (te sipercituara) prane deges se doganes Vlore rezulton se ne kundershtim me sa pasqyrohet ne keto deklarata eksporti sasia e virgin naftes nuk eshte ngarkuar ne anijet Rita S dhe Calitea dhe nuk ka kaluar nga porti detar Vlore.

Nga kqyrja e dokumentacionit prane portit detar Vlore rezulton se anija e fundit qe ka transportuar virgin naften i perket muajit janar te vitit 2009 dhe i referohet deklarates doganore Exp R.649 DT. 19.01.2009.

Fakti se sasia e pasqyruar ne deklaratat doganore prej 17.209.579 ton qe i perket muajit shkurt te vitit 2009 nuk eshte ngarkuar ne anije provohet dhe nga kqyrja e regjistrave (ditareve) te hyrje-daljeve te anijeve prane Kapitenerise se Portit Detar Vlore ku rezulton se: Nga kqyrja e ditarit te oficerit te sherbimit te Kapitenerise rezulton se anija tregtare Rita S ka mberritur ne portin e Vlores ne daten 06.02.2009 ne oren 06.00 dhe ka qendruar ne Rad (paraporti ne det). Kjo anije eshte larguar po nga Radi ne daten 11.02.2009. Po nga ditari i sherbimit rezulton se kjo anije nuk eshte ankoruar ne kalaten e portit detar Vlore per veprime tregtare dhe eshte larguar ne det te hapur pa u ngarkuar. Nga kqyrja e regjistrit te Kapitenerise rezulton se anija Rita S ka mberritur ne portin e Vlores ne daten 22.02.2009 dhe eshte larguar ne date 28.02.2009 bosh pa ngarkese.

Nga kqyrja e regjistrave te Kapitenerise se Portit Detar Vlore rezulton se anija tregtare Calitea nuk ka mberritur ne portin Detar Vlore ne muajt janar, shkurt , mars etj. Referuar kesaj praktike doganore rezulton se anija Calitea eshte ngarkuar me virgin nafte nepermjet terminalit te Armo-s , terminal i cili gjendet ne gjirin e Vlores. Ky fakt perben nje rrethane te rreme per shkak se nga kqyrja e dokumentacionit prane njesise se Armo-s ne fshatin Narte te Vlores , FIETEK (ku gjendet dhe Pontili nepermjet te cilit virgin nafta pompohet –evadohet ne tubacione me destinacion terminalin ne det) rezulton se ky pontil ka funksionuar per kete proces deri ne muajin shtator te vitit 2008. Ky fakt konfirmohet dhe nga deklarimet e ishdrejtorit te FIETEK Vlore Genci Koka i cili shpjegon se nepermjet pontilit eshte evaduar nafte ne det deri ne muajin shtator te vitit 2008.

Me shkresen nr. 207/1 prot. 30.06.2011 Porti Detar Vlore ka informuar se kufiri maksimal i ngarkeses per anijet tregtare qe perpunohen ne portin e Vlores eshte 7500 ton. (shih deklaraten doganare Exp R.2361 dt 28.02.2009 sipas te ciles rezulton se sasia e eksportuar e virgin naftes eshte 14583.679 ton)


Lidhur me sasin dhe vleren e naftes virgin te blere nga shoqeria Euroil sha rezulton se :

Sasia reale e blerë nga Sh.A. „Euroil” për vitin 2008 është 19,636.69 ton ( nëntëmbëdhjetëmijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë pikë gjashtëdhjetë e nëntë ton)

Sasia reale e blerë nga Sh.A. „Euroil” për vitin 2009 është 16,720.38 ton ( gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet pikë tridhjetë e tetë ton)

Sasia e blerë për vitet 2008 dhe 2009 është 36,357.07 ton ( tridhjetë e gjashtë mijë e treqind e pesëdhjetë e shtatë pikë zero shtatë ton)

Vlera e blerjeve pa Tvsh për vitin 2008 të naftës virxhin është: 1,028,111,429.42 lekë (një miliard e njëzetetë milion e njëqind e njëmbëdhjetë mijë e katërqind e njëzetë e nënëtë pikë dyzet rdy lekë)

Vlera e Tvsh-së së zbritshme për vitin 2008 është : 205,622,285.88 lekë (dyqind e pesë milion e gjashtëqind e njëzet e dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë pikë tetëdhjetë e tetë lekë)

Vlera e blerjeve reale pa Tvsh për vitin 2009 është: 787,198,168.73 lekë (shtatëqind e tetëdhjetë e shtatë milion e njëqind e nëntëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë shtatëdhjetë e tre lekë)

Vlera e Tvsh-së së zbritshme për vitin 2009 është: 157,439,633.93 lekë ( njëqind e pesëdhjetë ë shtatë milion e katërqind e tridhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e tre lekë).

Lidhur me sasin dhe vleren e naftes virgin te raportuar nga shoqeria Euroil sha si te eksportuar rezulton se :

Sh.A. „Euroil” raporton eksporte:

- Në vitin 2008 sasia e eksportuar e naftës virxhin është 15,955.093 ton(pesëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë pikë një ton)
Vlera e eksportit sipas deklaratave doganore 1,120,755,732.16 lekë ( një miliard e njëqind e njëzet mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e tridhjetë e dy pikë gjashtëmbëdhjetë lekë)
- Në vitin 2009 sasia e eksportuar e naftës virxhin është 19,885.679 ton ( nëntëmbëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e pesë mijë pikë gjashtëdhjetë e tetë ton)

Vlera e eksportit sipas deklaratave doganore 610,639,848.10 lekë (gjashtëqind e dhjetë milion e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e tetëqind e dyzetë e tetë pikë dhjetë lekë).

- Në vitin 2010 nuk raportohen eksporte as nga Sh.A. „Euroil” dhe as nga DPD.

Për sa i takon rakordimit të sasive të naftës virxhin dhe vlerave të raportuara blerje nga Sh.A. „Euroil” për vitin 2008, ajo raporton blerje për 19,636.69 ton ( nëntëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë pikë gjashtëdhjetë e nëntë lekë).

- Për vitin 2008, sasitë e raportuara blerje mbulojnë sasitë e raportuara dalje si kthime dhe si eksporte. Subjekti raporton me 31.12.2008 gjendje për 3,175.07 ton me kosto të magazinimit për 45,905.05 leke/ton.Pra raporton më pak sasinë 506.53 ton. Sipas llogaritjeve, duke përdorur metodën „fifo” hyrje e parë – dalje e parë, gjendja në fund përbëhet nga 532.27 ton që i takojnë furnizimit të tetorit me çmim blerjeje 41041.75 lekë/ton dhe nga 3,149.33 ton që është furnizimi i nëntorit me çmim blerjeje 43,471.68 lekë/ton.

- Në vitin 2009, shoqeria Euroil Sha raporton blerje sikurse theksuam me larte në sasinë 16,720.376 ton ( gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet pikë treqind e shtatëdhjetë e gjashtë ton).

Sh.A. „Euroil” në shkurt të vitit 2009 raporton me deklarata doganore eksporte për 17,209.58 ton ( shih tabelën 11/1 bashkengjitur aktit te ekspertimit kontabel ku raportohen të gjitha eksportet e Sh.A. „Euroil” për vitet 2008 e 2009 sipas shkresës së DPD nr 14754/2 datë 25.10.2010) duke pasur gjendje në depot e saj vetëm 3772.2 ton naftë virxhi me 31.janar 2009. Pra raporton shitje-eksport pa pasur blerje sasinë prej 13,437.38 ton. Këtë sasi të munguar malli, ajo e plotëson me blerje te raportuara ( siç janë sqaruar në përgjigjet e pyetjeve 3 dhe 4 të këtij raporti) nga 06.04.2009 deri më 31.12.2009, duke raportuar kështu blerje totale për vitin 2009 për 16,720.38 ton. Sh.A. „Euroil” raporton shitje pa pasur blerje në momentin e deklarimit të eksporteve nga pika doganore e Vlorës për muajin shkurt 2009 dhe i raporton blerjet për të plotësuar sasinë e raportuar shitje në shkurt të vitit 2009 pa raportuar shitje të kësaj sasie për periudhën 01.04.2009-31.12.2009.

Jane krahasuar sasit dhe vlerat e raportuara si te ekspertuara ne vitet 2007,2008, 2009 me sasit dhe vlerat e naftes virgin te dale nga porti Detar Vlore dhe ka rezultuar se:

- Sipas rakordimit të të dhënave të DPD për deklaratat doganore të hartuara në pikën doganore të Vlorës, me informacionin e raportuar nga Porti Detar Vlorë dërguar me shkresen nr 424/1 datë 02.11.2010, rezulton që deklaratat doganore të vitit 2008 që shoqeria Euroil sha i ka raportuar si eksporte të saj, janë regjistruar të kaluara mjetet e transportit ( anijet përkatëse) porti detar Vlore. Ndërsa dy deklarata doganore të eksporteve të muajit shkurt 2009 ,ajo me nr 394 datë 10.02.2009, dhe ajo me nr 554 datë 28.02.2009, të dyja me destinacion për në Libi, nuk figurojnë të regjistruara si të kaluara nga Porti Detar i Vlorës.

- Deklarata doganore me nr 394 datë 10.02.2009 është raportuar për në Libi, eksport që realizohet me anijen M/T „Rita S” me ngarkesë për 2,625,9 ton naftë virxhin me vlerë doganore për 883,113 dollarë ose në vlerë leku 81,732,108.15 lekë.

- Deklarata doganore me nr 554, datë 28.02.2009, është e raportuar për në Libi, eksport që realizohet me anijen M/V „Calitea” Itali, me ngarkesë për 14,583.679 ton naftë virxhin dhe me vlerë doganore për 4,302,185.31 dollarë ose në lekë shqiptarë për 443,899,479.77 lekë.

Lidhur me ndikimin qe kane pasur ne lidhje me tvsh, keto mosperputhje, ka rezultuar se:

-Mosraportimet e faturimeve në ulje si rezultat i ndryshimeve të kurseve të këmbimit të dollarit amerikan me lekun shqiptar dhe raportimi i kthimeve si sasi të shitura, sjellin si rrjedhojë dhe një paraqitje të pasaktë të marrëdhënieve të shoqeris Euroil sha me detyrimet dhe të drejtat e saj për raportimin e Tvsh-së dhe të tatim fitimit, e konkretisht:

Sh.A „Euroil” për vitin 2008 rrit vlerën e Tvsh-së së zbritshme për 67,941,924.42 lekë,

Raporton shitje kthimet e sasive, ku vlerat e kthimeve të raportuara si shitje janë paraqitur me vlerat e tyre të blerjes. Kështu, Shoqëria nuk raporton Tvsh shitjeje,por eliminon Tvsh-në në blerje dhe fsheh me këtë veprim edhe të ardhurat të tjera të realizuara nga veprimtaria ekonomike e saj;

Po si rezultat i mosuljes së kostove të blerjeve për shumën prej 604,705,834.97, apo me ndikimin e kthimeve vlera e blerjeve për vitin 2008 për 339,709,622.09 lekë, Sh.A. „Euroil” për vitin 2008 deformon rezultatin ekonomik-fitimin vjetor dhe nuk paguan në organet fiskale detyrimin e tatim fitimit në masën 10% të vlerave të paraporuara.

Për vitin 2009, Sh.A. Euroil raporton si shitje kthimin e sasisë për 54.394 ton me vlerë 1,318,093.15 lekë dhe Tvsh të llogaritur për 263,618.63 lekë si dhe nuk raporton si ulje të kostos së blerjes vlerën e korigjuar në total për 1,402,927.27 lekë si dhe rrit kërkesën për Tvsh të zbritshme për 280,585.45 lekë.

Sh.A. „Euroil” në vitin 2009 raporton shitje-eksport pa pasur blerje sasinë prej 13,437.38 ton. Këtë sasi të munguar malli, ajo e plotëson me blerje te raportuara ( siç janë sqaruar në përgjigjet e pyetjeve 3 dhe 4 të këtij raporti) nga 06.04.2009 deri më 31.12.2009.Sasia e blerë nga 06.04.2009 deri me 31.12.2009 prej Sh.A. „Euroil” është 13,953.68 ton me një vlerë blerjeje për 720,030,954.70 lekë dhe me Tvsh të rimbursueshme për 144,006,191 lekë.

Meqenëse deformimet e raportimeve të vlerave të blerjeve dhe Tvsh-së në blerje, të vlerave të shitjeve dhe Tvsh-së në shitje janë shumë të mëdha,që sjellin si rrjedhojë dhe deformimin e Tvsh-së pagueshme, eshte llogarit vetëm ndikimi i mosnjohjes së Tvsh-së rimbursueshme për sasinë e raportuar si të blerë pas datës 01.04.2009 që sjell një situatë të tillë që Sh.A. „Euroil” jo vetëm që nuk duhej të dilte me kërkesë rimursimi për Tvsh, por ajo duhej t’i paguante organeve fiskale Tvsh. Vlera e Tvsh-së që duhej të paguhej ,sipas llogaritjeve tona jashtë sistemit, do të ishte në vlerën prej 67,234,725.59 lekë. Në këto llogaritje nuk janë përfshirë penalitetet përkatëse për secilin veprim jo të drejtë më vete.

Lidhur me ndikimin qe ka ne buxhetin e shtetit fakti se sasia e e virgin naftes pasqyruar ne deklaratat doganore dt. 10.02.2009 dhe 28.02.2009 nuk eshte eksportuar, por është shitur në tregun e brendshëm rezulton se:

Nëse shitja do të raportohej në tregun e brendshëm me çmimet e paraqitura në eksportet e datave 10.02.2009 dhe 28.02.2009, duke i marrë të mirëqena deklarimet e çmimeve nga vetë Shoqëria, tvsh-ja e llogaritur mbi këto vlera, do të ishte në shumën 105,781,548 (njëqind e pesë milion e shtatëqind e tetëdhjetë e një mijë e pesëqind e dyzet e tetë).

Në kushtet e supozuara që sasia e naftës virxhin e raportuar si e eksportuar në muajin shkurt të vitit 2009, të vlerësohet sikur është shitur në tregun e brendshëm si naftë D2 me çmimin më të ulët të tregtimit me shumicë të saj për vitin 2009 sipas çmimeve të tregtimit të Sh.A. “Armo”, ku çmimi mesatar është marrë si çmim për njësi lek/litër (67 lek/litër), tvsh-ja e llogaritur në shitje sipas këtyre kushteve do të ishte 275,293,961 lekë ( dyqind e shtatëdhjetë e pesë milion e dyqind e nënëtëdhjetë e tri mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e një lekë). Ne kete rast detyrimit te subjektit per te paguar ne buxhetin e shtetit do ti shtohej dhe tatimi mbi fitimin ne vleren 84,756,206 lekë ( tetëdhjetë e katër milion e shtatëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e gjashtë lekë). Detyrimi në total për tvsh-në e llogaritur në shitje dhe për tatim fitimin i Sh.A. “Euroil” për eksportet e shkurtit të vitit 2009 të vlerësuara si shitje në tregun e brendshëm me çmim mesatar shitjeje 67 lek/litër si naftë D2, është:

275,293,961 (tvsh) + 84,756,206 (tat fit) = 360,050,167 lekë ( treqind e gjashtëdhjetë milion e pesëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë lekë).

Nga hetimi ka rezultuar se ne kundershtim me sa parashikohej ne kontrate sipas te ciles sasia e virgin naftes ishte e destinuar te transportohej per ne piken doganore, kjo sasi eshte transportuar me autobote ne depozitat e ndodhura ne Golem me qellim shitjen e saj ne tregun brendshem si karburant. Ky konkluzion arrihet nga kqyrja e dokumentacionit te ndodhur prane deges se doganes Vlore, prane Portit si dhe prane Kapitenerise Vlore.

Nga kqyrja e dokumentacionit prane Drejtorise Rajonale per Kufirin dhe Migracionin ne Portin Detar, Vlore dhe pikerisht regjistrat qe pasqyrojne hyrjen e autoboteve ne mol, me qellim shkarkimin e tyre ne anije, ka rezultuar se mjetet e ngarkuara me vergine – nafte, sipas faturave tatimore te vitit 2009 (nentor- dhjetor), nuk kane hyre ne doganen dhe portin e Vlores ne datat e pasqyruara ne keto fatura.

Personi nen hetim HAJRI ELEZAJ duke vepruar me cilesin e perfaqesuesit ligjor te shoqeris Euroil Sha me nipt K52302801C me objekt “Tregtimin e karburanteve me shumice” ka bere te mundur qe te perfitoje rimbursim te Tvsh-se ne menyre te padrejte lidhur me deklaraten doganore dt.10.02.2009. Referuar aktit te ekspertimit plotesues dt. 07 korrik 2011 rezulton se vlera e tvsh-se se zbritshme dhe te rimbursuar per sha. “Euroil” per naften virgin te eksportit te dates 10.02.2009 te kesaj shoqerie eshte ne vleren 16.567.348.58 leke.

Per vleren dhe sasine e pasqyruar si te eksportuar fiktivisht ne shkurt te vitit 2009 nga subjekti Euroil, gjithsej 17.209.579 ton, ndikimi ne buxhetin e shtetit si rrjedhoj e mospagimit te Tvsh (duke e marre si shitje brenda vendit) eshte 105.781.548 leke (njeqinde e pese milion e shtateqinde e tetedhjete e nje mije e peseqinde e dyzet e tete). Ketu nuk eshte llogarituar detyrimi per pagesen e akcizes. Neqoftese do te llogaritej dhe vlera e akcizes, duke llogaritur shkallen tatimore te akcizes per vajrat e renda-gazoil- 37 leke /liter, detyrimi total per ekcizen dhe Tvsh do te ishte: 760.140.040 leke (akcize) + 257.809.556 (Tvsh) = 1.017.949.596 leke.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online