TOKIO - Shefat e sushit nga vende të ndryshme kanë treguar idetë dhe aftësitë e tyre në gatimin e ushqimit tradicional japonez në Tokio ku konkuruan për Kupën e parë Botërore të Sushit.

Tetë ekipe nga Belgjika, Moldavia, Singapori, Suedia, Rumania, Ukraina, Uruguai dhe SHBA-ja manifestuan origjinalitetin e tyre në përgatitjen e sushit me bazë orizi, sheqer dhe kripë, të kombinuar me peshk, alga, vegjetale, ose vezë.

Gatimi i sushit i ngjan më shumë artit të qendisjes, i qetë, i freskët, shumëngjyrësh dhe mjaft delikat.

“Kreativiteti dhe aftësitë e këtyre njerëzve janë të mahnitshme”, - u shpreh organizatori i konkursit duke shtuar, se qëllimi i këtij eventi, që organizohet për herë të parë është mbi të gjitha për t’u treguar vizitorëve imagjinatën në gatimin e Sushi-t. "Ne përpiqemi, që të sjellim origjinalitetin e kulturave ushqimore të vendeve të ndryshme në përgatijen e sushit”,- vijoi organizatori.

Vizitorët dhe komisioni i vlerësimit votoi, për t'i dhënë çmimin fitues ekipit suedez si “Restoranti më i mirë i Sushit ".

Historia e Sushi-t daton në Japoni dy shekuj më parë kur banorët e Tokios morën për të ngrënë peshk të freskët dhe oriz si ushqim të shpejtë.

Tani Sushi serviret në lloje të shumta dhe shërbehet si një ushqim i zgjedhur në restorantet “high class”

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)