Stili është gjithmonë i njëjti. Ndërtesa kubike me ngjyra të çelura. Një garë banaliteti, e cila po ndot Tiranën në çdo cep të saj. Kompania është po e njëjta; Kontakt shpk e ndërtuesit Fatmir Bektashi. Ndërsa projekti më i fundit është Naya.
Naya ngjan me një mal blloqesh betoni, që duket sikur i zënë frymën njëra tjetrës. Ngjyrat e çelura përplasen me njëra tjetrën duke krijuar idene, herë të një kopshti fëmijësh të vizatuar keq dhe herë të një konvikti të një shteti të dështuar socialist. Ndërsa dritaret në atë masiv të madh betoni me ngjyra duken si penxhere burgu. Me pak fjalë, Naya është një lloj apokalipsi urban në Shkozë.
Në rrjetet sociale dhe forumet online, qytetarët dhe amatorët e arkitekturës bashkohen thuajse të gjithë në vlerësimin e shëmtisë. Ndryshojnë vetëm nga epitetet që përdorin. Ka nga ata që e quajnë burg, të tjerë objekt rehabilitimi dhe madje edhe spital psikiatrik.


Në fakt Naya është në vazhdën e një stili që po konsolidohet në dhunshëm në çdo zonë të Tiranës. Një stil që nisi fillimisht me Mangalemin, por që u bë shumë më agresiv me kalimin e kohës.
Nga Rezidenca Nokia në zonën e Ali Demit, tek PaskOne në Paskuqan. Nga Ballada e tmerrshme përdredharake në Farkë, tek apokalipsi Naya në Shkozë. Kjo është një gara brutaliteti. Kontakt është duke u shndërruar në penelin e Piktorit të Madh dhe Sulltan Arkitektit që shëmton Tiranën sipas vizionit të tij brutalist.


Ballada
Ky është një lloj makthi estetik, që të përplaset fytyrës dhe nga i cili nuk ke shpëtim, pavarësisht se në cilin cep të Tiranës ndodhesh. Një çmenduri, që dikush duhet t'i thotë boll. Askush nuk mund të ketë kaq shumë urrejtje për Tiranën./Kapitali.al
Komente









Ky është njëri ndër të shumtët që kanë shkatërruar qytetet dhe bregdetin në Shqipërinë tonë të bukur. Nuk lënë gjë pa sharë nga periudha komuniste, por për hir të së vërtetës ajo periudhë që shajnë, na la gjithë atë Shqipëri të pastër e të gjelbëruar cep e më cep. Çdo qytet kishte hapësira të mëdha dhe lulishte e parqe plot. Pa folur për bregdetin që ishte 99% natyrë e virgjër që tanimë nuk ekziston asgjë. Durrësi dhe komplet bregdeti i Adriatikut ishte me pyll pishash të cilat jo vetëm jepnin bukuri por edhe ruanin bregun nga erozioni. Le mos flasim për Sarandën që ishte vërtetë një perlë. Pastaj i erdhi rradha edhe pjesës së Jonit në Dhërmi e Palasë që është bërë një shkatërrim total i natyrës. Ndërtimet në Palasë janë si koshere bletësh. Nuk e kam kuptuar kurrë se si kur ke aq shumë para të ndërtosh duke shkatërruar. Në vend që të bënin sa më pak ndërtime e të ishin vila vërtetë që bashkëjetonin me natyrën, ata e shkërdhyen gjithë atë bukuri nga babëzia për para. Prandaj o njerëz, mos u bëni tahmaqarë se nuk ka fund. Pastaj vlen ajo shprehja: Sa më shumë të kërkosh, aq më pak do kesh! Sepse nuk mbaron kurrë dëshira për të pasur sa më shumë..
PërgjigjuE merzitet te gjatin me kete postim. Edhe Casamonten.
PërgjigjuKy është njëri ndër të shumtët që kanë shkatërruar qytetet dhe bregdetin në Shqipërinë tonë të bukur. Nuk lënë gjë pa sharë nga periudha komuniste, por për hir të së vërtetës ajo periudhë që shajnë, na la gjithë atë Shqipëri të pastër e të gjelbëruar cep e më cep. Çdo qytet kishte hapësira të mëdha dhe lulishte e parqe plot. Pa folur për bregdetin që ishte 99% natyrë e virgjër që tanimë nuk ekziston asgjë. Durrësi dhe komplet bregdeti i Adriatikut ishte me pyll pishash të cilat jo vetëm jepnin bukuri por edhe ruanin bregun nga erozioni. Le mos flasim për Sarandën që ishte vërtetë një perlë. Pastaj i erdhi rradha edhe pjesës së Jonit në Dhërmi e Palasë që është bërë një shkatërrim total i natyrës. Ndërtimet në Palasë janë si koshere bletësh. Nuk e kam kuptuar kurrë se si kur ke aq shumë para të ndërtosh duke shkatërruar. Në vend që të bënin sa më pak ndërtime e të ishin vila vërtetë që bashkëjetonin me natyrën, ata e shkërdhyen gjithë atë bukuri nga babëzia për para. Prandaj o njerëz, mos u bëni tahmaqarë se nuk ka fund. Pastaj vlen ajo shprehja: Sa më shumë të kërkosh, aq më pak do kesh! Sepse nuk mbaron kurrë dëshira për të pasur sa më shumë..
PërgjigjuFajin e ka kush i aprovon projektin dhe i miraton lejen e ndertimit ,,, si mundet te lejohen ndertime qe ngjasojne me stalla derrash
PërgjigjuHIQINI LICENSEN KETIJ NDYRESIRE....ESHTE DHE NJE NJERI I SHEMTUAR.....SI MUND TE LIHET KY SHEMTIRE TE SHEMTOJE TIRANEN...PTU...FYTYREQEN....
PërgjigjuPo ti bejne me ngjyra gri/zeze mat dhe me total xham dhe perimetrin me pisha peme krejt zones perimetri ndertimit del super kjo strukture ! Ketu ka faj arkitekti jo firma ! Pra arkitekti ka zgjedh ngjyra stil “kotiq bletësh”
Përgjigju