Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Ish-zv/ministri Ilir Bejtja dhe gazetari fatos Çoçoli, sot në 'Studio Live'

Çfarë pritet pas shpalljes së dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump si investitor strategjik nga qeveria pas dhënies së ishullit të Sazanit.

Çfarë do sjellë ky investim i Jared Kushnerit pas dhënies së dritës jeshile nga qeveria.

Kontrata 1 mld euro për kabullin nënujor në Abu Dabi, çmimi energjisë dhe çfarë përfitimi ka Shqipëria për energjinë?

Këto ishin disa nga temat ekonomiko-sociale të trajtuara mbrëmjen e sotme në ‘Studio Live’, të moderatorit Arbër Hitaj. Të ftuar në Report TV ishin Ilir Bejtja, ish-zv/ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës dhe eksperti i ekonomisë, gazetari Fatos Çoçoli.

“Marrëveshja, një korridor më shumë për ne. Kemi dy lidhje aktualisht, me Italinë dhe me Greqinë. Ne nuk paguajmë ekstra, por vetëm rrugën e kalimit të energjisë. Deri tani kemi 4500 amper energji, nevoja jonë është goxha e kufizuar, në maksimumin tonë në harxhojmë 1,4 giga-vat amper energji. Tregu europian është pa limite, pasi ai që ne kemi sot është i kufizuar. Si i Malit të Zi dhe i Greqisë nuk e kënaqin nevojën dhe mundësinë tonë, se kanë kapacitet të kufizuar dhe janë të shtrenjtë. Kurse ky me Italinë bën të mundur që energjia jonë të eksportohet edhe në vendet e tjera. Marrëveshja është kuadër, ka detaje teknike. Ka një shifër 1,4 mld euro, mund të shfrytëzohet edhe TAP-i si korridor. Ne e kemi një korridor me Italinë, është më mirë të kesh lidhje direkte, ka përfitime. Arabët japin paratë”, shpjegoi ish-zv/ministri Bejtja. 

Ai theksoi se çmimi jonë i energjisë është aktualisht ai i bursës dhe njëkohësisht që e kanë vendet e tjera. Bejtja thotë se çmimi i energjisë elektrike në vend varet edhe nga rrethanat e tjera. Sepse duhen mbuluar edhe humbjet në rrjet, pavarësisht se kjo përqindje e humbjeve është ulur.

Gazetari dhe eksperti Fatos Çoçoli vlerësoi projektin dhe marrëveshjen e kabullit nënujor me Italinë, duke thënë se do ndihmojë që për 3 vite Shqipëria të kthehet në eksportuese.

“Bëhet fjalë për energjinë e rinovueshme, që rikuperohet dhe jo të harxhohet, 44% e kemi ne atë, këtë parashikon projekti kabllor. Më parë nuk ka gjetur mundësi financimi, sepse ka pasur diskutime, por tani është projekti i Emirateve të Bashkuara të Arabisë por edhe qeveria e Italisë me gjigantin “Terna”. Ky projekt parashikon përcjelljen e energjisë nëpërmjet kabullit ujor me vlerë 1 mld euro dhe që shkon në Itali, pasi Italia është konsumues i lartë i energjisë. Ky projekt parashikohet në 3 vjet, duke pasur lidhje me Italinë ne kemi shumë interesa. Duke pasur edhe kabullin nënujor, Shqipëria ka përfitimet e saj, pas vështirësive në rajon. Pretendojmë që në 3 vite të jemi eksportues të saj”, tha Çoçoli.

Ndërsa për debatin e TECE-ve lundruese eksperti shpjegoi se janë të nevojshëm për situata të defekteve të rënda që pëson sistemi energjetik, ai ai i disa ditëve më parë në Durrës, që la të gjithë vendin pothuajse pa elektrifikim. Teksa bëri thirrje që edhe në Delvinë të ngrihet një i tillë sepse mund të shfrytëzohet përdorimi i burimit të gazit atje, për të rritur edhe kapacitetet.

TEC-et lundruese ka përfitime, sepse po të marrim rastin e defektit në Rashbull së fundmi, që ishte i rëndë, për një orë u aktivizuan këto TEC-e dhe për një orë u rilidh energjia. Ato nuk harxhojnë kur nuk punojnë, shkon në mbi 60 mijë euro në vit, por edhe nëse e ndezim apo jo, ne e paguajmë atë, sipas kontratës, që shkon deri në 2 vjet. Janë gjendje në pune, janë si të reja, të certifikuara. Na duhet për rastet e defektesh. Vënia në punë edhe te TEC-it të Vlorës me 100 mega e përmirëson edhe më shumë situatën. Edhe në Delvinë mund të ngrihet një TEC i tillë me gaz, sepse mund të na shërbejë për nevoja të tilla, sepse atje burimi është ngjitur, që mund të shkojë deri në 100 mega, tec ekologjik dhe me kosto të ulët”, shpjegoi Bejtja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune

Një tjetër pikë e trajtuar sot në ‘Studio Live’ nga të ftuarit ish-zv/ministri i Energjetikës, Ilir Bejtja dhe gazetari Fatos Çoçoli, ka qenë dhënia e dritës jeshile nga qeveria për Jared Kushner për projektin e ishullit të Sazanit si investitor strategjik.

Një nga detajet e reja të zbuluara ka qenë edhe vlera e projektit, ku pritet të jetë mbi dyfish nga ajo fillestare dhe të shkojë në të paktën 1,4 mld dollarë. Bejtja e cilësoi pozitiv këtë investim për vendin, pasi zhvillon turizmin dhe ekonominë, hap vende pune dhe i shërben të ardhmes, teksa hodhi poshtë zërat se ky ishull ishte pikë strategjike mbrojtëse.

Ish-zv.ministri theksoi se investitori më i madh strategjik nuk bëhet dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, sepse aktualisht mbahet nga ‘Calik” i ‘Kurum” me 500 mln euro dhe më tej ‘Marina Bay” me mbi 2 mld dollarë, por e cilësoi gjithashtu të rëndësishëm.

“Pjesët e investitorëve strategjikë u janë dhënë shumë të tjerëve, nuk vijnë këtu t’i marrin në kurriz dhe të ikin. Nuk duhet trajtuar kështu. Investitori më i madh strategjik në Shqipëri është Calik, turk, 500 mln euro, ai është më i madhi. Nuk ka gabim që të kemi investitor strategjik. Nuk është projekti më i madh apo investitori më i madh strategjik, kemi Marina Bay në Durrës që shkon në 2,2 mld. Mendoni edhe sesa vende pune krijohen. Uroj që të bëhet edhe 2 mld ky investim, edhe më mirë për ne. Shyqyr që vjen me 1,4 mld”, tha ai.

Kurse për idenë se ishulli ishte pikë mbrojtëse për vendin ai e kontestoi, duke thënë se në Sazan nuk do jetë e ndaluar të shkohet.

“Ne e kemi parë si porta e zjarrit ndaj agresioneve Sazanin, por tani nuk kemi më agresion. I vetmi agresion që kemi është ai i turizmit. A kanë mundësi turistët shqiptarë të shkojnë jashtë? Sigurisht që po, ke lekë shkon ku të mundesh, në Sazan, Vlorë, Sarandë etj. Pra sigurisht që turistët mund të shkojnë atje”, shtoi Bejtja.

Ndërsa gazetari Fatos Çoçoli vlerësoi se ky investim gati trefishohet nga projekti fillestar, por shprehu rezerva se edhe pse hap 1 mijë vende pune dhe zhvillon turizmin, nuk duhet të jepej i gjithë, por të ndiqej praktika e Singaporit, ku të kombinohej edhe me hapësira të tjera.

“Sipas Reuters, investimi për Sazanin, nga 500 mln euro apo dollarë, shkon në 1,4 miliardë. Mund të jetë më i madhi. 1 mijë vende pune për investimin në Sazan. Ka marrë 4,5 km katrorë. Nuk duhej t’i jepej e gjitha, mund të përdorej për gjëra të tjera, zyra, natyrore, se është pikë strategjike. Unë dua që turisti të rrijë në Sazan gjatë gjithë vitit, me projekte të caktuara, si ‘time share’, ku të jepet gjatë gjithë kohës për shërbim”, tha ai.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion