TIRANE- Vazhdon gjobitja e karburanteve nga inspektorati Qendror Teknik. Për muajin shtator janë vendosur gjoba për 22 pika karburanti, ku pjesa më e madhe kanë mungesa në dokumentacion. “Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Shtator 2015 janë gjobitur 22 subjekte, nga të cilat 20 për mungesë dokumentacioni dhe 2 për tregtim të karburanteve dhe nënprodukteve jashtë standardit”,- thuhet në një njoftim të Inspektoratit Qendror Teknik.

Ndaj 19 karburanteve është vendosur gjobë nga 100 mijë deri në 1 milionë lekë të reja. Ndërsa ndaj 3 pikave IQT ka marrë masën e bllokimit përfundimtar. Tri karburantet që janë bllokuar janë në Vlorë, Tiranë dhe Lezhë. Vendndodhja e karburanteve të gjobitur është në qytetet e Fierit, Lezhës, Lushnjë, Durrës, Vlorë, Shkodër Tepelenë dhe Tiranë.