Kontrolli, KLSH zbulon 21 mln €
abuzime në vitet 2011-2013
Gjatë periudhës janar-prill 2014, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar abuzime nga administrate shtetërore me një dëm financiar në masën mbi 21 milionë euro.
TIRANE- Gjatë periudhës janar-prill 2014, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar abuzime nga administrate shtetërore me një dëm financiar në masën mbi 21 milionë euro. Sipas raportit të parë të këtij viti, mësohet se grupet e auditit kanë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 1.8 miliardë lekësh dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme 1.1 miliardë lekë.
Këto shkelje financiare me dëm efektiv dhe ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituar i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2011 – 2013. Një dëm ekonomik i madh është konstatuar në ministrinë e Energjetikës lidhur me dhënien e koncesioneve, që llogaritet në 955.7 milionë lekë, nga të cilat 85 milionë lekë si shumë e paarkëtuar nga mosushtrimi i penaliteteve nga Autoriteti Kontraktor për dorëzimin me vonesë të projektzbatimit të kontratave koncesionare për faj të koncesionarit, si dhe 578.4 milionë lekë lekë si shumë e paarkëtuar nga mosushtrimi i penaliteteve nga Autoriteti Kontraktor për mosrealizimin në afat të investimeve të parashikuara në kontratat koncesionare.
Në sektorin e Tatim-taksave, konstatohet abuzim në projektin “Zhvillimi i rrugëve Bashkiake Tiranë”, në vlerën 7.550.000 lekë, si pasojë e mosmbajtjes dhe mosderdhjes së tatimit në burim në masën 10%, për të ardhurat e përfituara. Po kështu, në Drejtorinë e Tatim - Taksave dhe Tarifave Vendore tëp o kësaj Bashkie, në vlerën 14.247.000 lekë janë detyrimet e papaguara të taksave.
KLSH konstaton në projektin “Mbi menaxhimin e mbetjeve të ngurta të Tiranës”, DPUK Tiranë, në vlerën 48 mi8lionë lekë përfitime të padrejta për punime të pakryera, ku janë raportuar volume më të mëdha se ato të kryera në fakt.
Drejtoria Rajonale Aluizni Elbasan 1 ka abuzim në vlerën 412.6 milionë lekë, si dëm ekonomik nga llogaritja e pasaktë e vlerave të parcelave ndërtimore dhe Drejtoria Rajonale Aluizni, Durrës, në vlerën 93.1 milionë lekë, si dëm ekonomik nga llogaritja më pak e sipërfaqes së truallit, në kundërshtim me VKM përkatës.
Auditet kanë nxjerrë në pah se dëmi si pasojë e shkeljeve të disiplinës financiare nga ana e subjekteve shtetërore të audituara ka qenë në total 1.1 miliardë lekë, ku sërish në Ministrinë e Energjetikës janë zbuluar 947.196.000 lekë shkelje, nga të cilat 387.196.000 lekë nga mosarkëtimi nga shoqëritë e sigurimeve të garancisë së kontratave për koncensionarët që nuk kanë zbatuar kontratat dhe 560.000.000 lekë nga mosarkëtimi i garancisë së kontratës në formë depozite bankare nga një shoqëri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28
-
Protesta masive në Serbi, plagoset rëndë një studente, policia arreston 4 persona
28 Janar, 19:24