Forcat e policisë qarkut Shkodër asgjësuan sot 350 rrënjë bimë narkotike në një zonë kufitare të rrethit Malësi e Madhe.
Burime zyrtare nga policia bënë të ditur për ATSH-në se pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur Goraj, komuna Kastrat, Malësi e Madhe, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 350 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat ishin kultivuar në gjashtë miniparcela. Nga ana e policisë bëhet e ditur se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /ATSH/
/Shqiptarja.com