Kopshti magjik që frymëzoi
gjigandët e Letërsisë

ROME - Bimë të rralla, rrënoja magjepsëse dhe gudulisja e ujëvarave; oazi botanik i stilit anglez, Ninfa, në afërsi të Romës është një idil sekret i cilësuar si kopshti më romantik në botë. Ai daton në fund të shekullit të XIX, kur familja aristokrate Caetani mori në pronësi tokat e braktisura prej shekujsh, përfshi edhe Ninfën, një qytet që ishte i shkretë që nga Mesjeta.
kopshti ninfa, rome, itali, destinacion turistik

Qyteti kishte dikur 150 shtëpi dhe 7 kisha, një pikë ndalese për pelegrinët dhe tregtarët e shumtë që kalonin në zonë, por u shkatërrua nga lufta civile para se të kthehej në një parajsë artistike. “Ninfa nuk është vetëm një kopsht, por një histori e gjatë kulturore”,-tha Lauro Marchetti, kryetar i Fondaconit Roffredo Caetani, që menaxhon kopshtin rreth 70 km larg kryeqytetit Italian.
kopshti ninfa, rome, itali, destinacion turistik

Kopshti u krijua nga nëna e Caetanit, një angleze me emrin Ada Wilbraham. Caetani, një muzikand dhe një person nën kujdesin e kompozitorit hungarez, Frantz Liszt, e gjeti këtu frymëzimin për të krijuar meloditë e tij magjiplota. Bashkëshortja e tij, i shtoi kopshtit po ashtu edhe lule të ndryshme. Ky kopsht është vizituar nga të famshmit, Virginia Woolf, Tennessee Williams, Truman Capote.
kopshti ninfa, rome, itali, destinacion turistik

Të shumtë ishin ata që u frymëzuan nga rrënojat romake dhe bukuritë e këtij vendi. Pasi vizitoi këtë kopsht, shkrimtari Giorgio Bassani shkroi novelën "Kopshti i Finzi-Contini". Ai erdhi këtu edhe pak ditë para se të ndërronte jetë. Në të ka më shumë se 1300 lloje të ndryshme bimësh. Kopshti vizitohet çdo vit nga më shumë se 55 mijë persona.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti