KORCE-Një trup i dekompozuar gjendet në oborrin e shtëpisë, policia nis hetimet.

Burimet bëjnë me dije se paraditen e sotme është njoftuar në sallën operative se  në lagjen nr 2 në Korçë, në oborrin e banesës, është gjetur i vdekur (dekompozuar), trupi i shtetasit S.S, rreth 70 vjeç.

Nga të dhënat paraprake rezulton se ky shtetas jetonte i vetëm në banesë. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i tij është dërguar drejt morgut të Spitalit Rajonal  Korçë ku pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.b/Shqiptarja.com)