KORÇË - Kandidati i PD për Korçën, Gjergji Mero zhvilloi sot një vizitë në fshatrat Voskop dhe Goskovë ku dëgjoi shqetësimet e banorëve të tyre për varfërinë ekonomike, papunësinë dhe bllokimin e shitjes së prodhimeve bujqësore.

Kandidati Mero tha se kudo përballet me mjerimin ekonomik dhe mungesën e të ardhurave tek familjet, që nuk mundësojnë pagesën e faturave të dritave, ujit, ilaceve dhe cdo shërbimi tjetër jetik.

Kandidati Mero tha se prioritet i punëve të bashkisë së re për fshatin do të jetë përmirësimi i infrastrukturës bujqësore e ai i kanalizimeve, ngritja e tregjeve dhe rritja e fuqisë blerëse për produktet vendase.

Në fshatin Goskovë kandidati Mero vuri theksin sërish tek problemet ekonomike që po rrënojnë fshatin dhe po falimentojnë tregun bujqësor.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)