Dy shtetas, atë e bir, janë vënë në prangat e policisë së Korçës pasi u janë gjetur në banesë 28 kg drogë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Avni Capo, 73 vjeç, dhe Kastriot Capo, 41 vjeç, në fshatin Gështenjas, policia ka gjetur 28 kg e 130 gram lëndë e dyshuar si narkotike canabis sattiva. Po kështu, atyre u janë gjetur një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm, 2 krëhëra automatiku model 56, kalibër 7.62 mm, dhe 155 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.
 
Materialet iu kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.