KORCE- Një automjet i cili ka qenë në pronësi të një efektivi të policisë së Korçës është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Ngjarja është regjistruar paraditen e së premtes teksa mjeti tip Golf ka qenë duke lëvizur në afërsi të shkollës së mesme të qytetit “Themistokli Gërmenji” kur ka marrë zjarr në mënyrë të befasishme duke alarmuar tek kalimtarët.
 
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina pa u dëmtuar duke i shpëtuar një tragjedie.
 
Sipas të dhënave të policisë mjeti me targa AJ671DZ i cili rezulton në pronësi të një efektivi policie ka marrë zjarr si pasojë e një rrjedhje gazi. Mësohet se për të shuar zjarrin është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, ndërkohë që policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes ku paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)