Një person ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Korçës pas një zënke. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm në një lokal në lagjen 5. Pas sherrit mes dy personave, ka mbetur i plagosur rëndë me thikë Fatmir Rrapushi 57 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Korçës. 57-vjeçari ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë, pasi thika i ka prekur mushkërinë.
 
Blutë e Korçës kanë arrestuar autorin e plagosjes Artur Qamili, 55 vjeç.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.