KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar sit një person pasi, sipas policisë, ai i ka vjedhur një varëse floriri një 90 vjeçareje.

Ngjarja ka ndodhur në Moravë, dhe i arrestuari është Mondi Firaj 40 vjeç, banues në Moravë i cili ka vjedhur shtetasen me inicialet  Dh.L.

Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com