Koraqi për Report Tv: Stina e ngrohtë ul transmetueshmërinë e virusit, por jo agresivitetin! Me numrin e ulët të të prekurve, do ketë rritje të testimeve

TIRANË- Andi Koraqi, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve i ka dhënë një përgjigje pyetjes që mundon çdo shqiptar gjatë këtyre javëve të pandemisë "a do zhduket virusi me rritjen e temperaturave". Në një intervistë për Report Tv, Koraqi ka sqaruar me stina e ngrohtë ul transmetueshmërinë e këtij virusi, por jo agresivitetin e tij. Që do të thotë nga një person i prekur infektohen më pak persona, ndryshe sa ka ndodhur në pikun e COVID-it, por ai është aq i dëmshëm dhe i rrezikshëm sa më parë.

"Stina e ngrohtë në të gjithe virozat resipiratore ndikojnë, se vijnë gjithnë në mot të ftohtë, vjeshtë- dimër dhe në fillim pranvere. Stina e ngrohtë ndikon se ul transmetueshmërinë, jo agresivitetin e virusit. Ka teori të ndryshme s, nuk e dimë si sillet fiks virusi në temperatura të larta. Ka studime që thotë se virusi inaktivizohet në 56 gradë, të tjerët në 30 gradë, e vështirë për ta përcaktuar, por ka evidenca që edhe në vendet e ngrohta ka pasur raste", tha Koraqi. 

Kurba në Shqipëri është e qëndrueshme, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste pozitive! Ky numër i ulët i të të prekurve, për Koraqin, do të përkthehet me rritje të numrit të testimeve. "Numri i të prekurve nuk shkon paralelisht me numrin e analizave. Numri i të prekurve ka rënë, numri i analizave duhet të rritjet. Kemi kaluar nga një survejancë pasive, në një survejancë aktive", shtoi ai.

Ndalur tek testet serologjike, që kanë nisur prej pak javësh, qëllimi i së cilave është për të kuptuar se kush e ka kaluar koronavirusin, Koraqi njoftoi se do të testohen bluzat e bardha, që janë rreth 6500, dhë më pas në varësi të rezultateve do të vendoset nëse do të shtrihet në popullatë. Megjithatë, ai ka vënë theksin se më i rëndësishëm se testimi serologjik, është survejanca dhe gjurmimi.

"Analizat serologjike, përcaktimi i antitrupave, kanë filluar, kalohet në disa faza. Validimi i testit, duke qenë se janë teste të reja, OBSH rekomandojnë validimin e testiti nga bërësit e testit. Tani kem filluar me testimin e personelit shëndetësor, po ecën me ritme të kënaqshme, janë rreh 6500 personel mjekësor dhe pasi të mbarohet ky testim, atëherë do të vendose nëse do të shtrihet në këtë popullatë. Duhen bërë analizime brenda disa parametrave, duhet survejancë, gjurmin, pastaj analizim të tyre. Nuk mjafton një analizë serologjike", tha ai.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen