Koraqi: Vaksina e vetmja shpresë për COVID-19, tek ne vjen brenda mars-prillit! Për mua shkollat duheshin mbyllur

Shefi i Mirobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi tha vaksina mbetet e vetmja shpresë për COVID-19. Në një intervistë në "5 Pyetje nga Babaramo", Koraqi tha se ajo mund të jetë gati në vendin tonë nga mars-prilli dhe se Shqipëria i garanton të gjitha kushtet për transportimin e vaksinës, e cila kërkon mbajtje të saj në dhjetëra gradë nën zero. 

"Shpresa e vetme deri tani është vaksina ose gjetja e një medikamenti që lufton drejtpërdrejtë covid19. Medikamenti ende nuk është gjetur, dhe vaksina mbetet shpresa e vetme. Ardhja e vaksinës varet nga prodhimi nga sasia, pastaj është shteti me distributoret farmaceutike, duhet të respektohet sistemi i transportit, këtu ekziston dhe nuk është e vështirë transporti i vaksinave. Brenda mars-prillit vaksina duhet të ketë ardhur", tha Koraqi.

Në lidhje me mbledhjet e komitetit teknik të ekspertëve për pandeminë, Koraqi tha se mblidhet sa here që ka diçka për të diskutuar dhe e thërret kryeari i saj që është Mira Rakacolli, ndërsa shtoi se "komiteti nuk ka opsion vendimmarrës por sugjeron dhe rekomandon atë që mendon të arsyeshëm."  

Mjeku Koraqi tha se ka pasur debate për shkollat dhe se për të ato duhet të ishin mbyllur pasi ato të rinjtë edhe pse nuk preken nga COVID-19, janë transportues të saj. Koraqi tha se nuk ka rëndësi rritja e testeve, por duhet një gjurmim i mirë i rasteve pozitive në mënyrë që të ndalet cikli i transmetimit.

"Ajo që duhet bërë është gjurmimi i rasteve pozitive dhe jo rritja e testimeve. Supozojmë se testojmë të gjithë shqiptarët dhe ai informacion është i vlefshëm vetëm në atë moment, pas dy orësh mund të ndryshojë. Prandaj e rëndësishme është gjurmimi i rasteve. Për shkollat ka pasur debat, unë kam qenë për mbyllje. Për mua janë grumbullime që shërbejnë si bazë për përhapjen e virusit. Megjithëse faktet tregojnë se nuk rritje të shifrave të këtyre grupmoshave, por nga ana tjetër mund të jenë asimptomatik dhe ndikojnë në përhapjen e virusit. Akoma nuk është gjetur pse grumoshat deri në 14 vjec preken shume pak n ga covid19 ose janë asimptomatik, kjo është ende enigmë", tha Koraqi

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen