Korçë, 13 vjeçari shkon në shkollë me biçak, ia gjejnë në çantë

Korçë, 13 vjeçari shkon në shkollë me biçak, ia gjejnë në çantë

Foto ilustruese

KORÇË- Ngjarja e trishtë që ka tronditur mbarë opinionin publik, vrasja me thikë 14-vjeçarit Martin Cani nga shoku i shkollës, ka nisur të japë efektet e para e ndërgjegjësimit dhe e kontrolleve më të forta për sigurinë brenda institucionit të dijes. 

Mësuesja e një shkolle 9-vjeçare në rrethin e Devollit mësoi nga nxënësit e saj se një fëmijë i shkollës, 13 vjeç mbante në çantë një biçak. Në prani të psikologes dhe stafit drejtues, iu kontrollua çanta, ku u zbulua biçaku, tashmë i sekuestruar nga policia.  Nxënësi, i cili nuk ka shfaqur më parë probleme në sjellje në shkollë, është duke u pyetur në prani të prindit, psikologut  dhe policisë, nën drejtimin e prokurorit. 

Ndërkohë, në një tjetër rast, në Tiranë, forcat e policisë identifikuan një të mitur, po 13 vjeç, pas publikimit të një videoje se teksa mbante në duar një mjet prerës teksa luante me shokët në zonën e Porcelanit. Nga verifikimet e kryera, policia zbuloi se video e postuar në rrjet, është filmuar një muaj më parë.

Ditën e sotme, në bazë të informacionit të marrë nga një mësuese dhe nga ndihmësspecialisti i zonës, se në një shkollë 9-vjeçare në rrethin e Devollit, një nxënës 13 vjeç mbante në çantë, një mjet prerës (biçak), menjëherë mësuesja, në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës, ka kryer kontroll në çantën e 13-vjeçarit.         

Nga kontrolli i çantës u gjet mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës  materiale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll

Nxënësi, i cili nuk ka shfaqur më parë probleme në sjellje në shkollë, është duke u pyetur në prani të prindit, psikologut dhe punonjësit social të shkollës, nga specialisti për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll. Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e prokurorit.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?