KORÇE- Gjatë natës është grabitur nën kërcënimin e armës një kazino nga dy persona.
 
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11 në qytetin e Korçës rreth orës 03:40.
 
Sipas policisë kanë qenë dy persona të maskuar ku njëri prej tyre dyshohet  ka qenë i armatosur duke kërcënuar personelin, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar.
 
Pas njoftimit policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
 
Grupi hetimor po merr në pyetje punonjësit e kazinosë dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorëve.


dy.b/shqiptarja.com