Korçë/ Arrestohet 58 vjeçari, s'e ndali falsifikimin e dokumenteve as në 'arrest shtëpie'! Në banesë i gjejnë pasaporta false (EMRI)

Korçë/ Arrestohet 58 vjeçari, s'e ndali falsifikimin e dokumenteve as në 'arrest shtëpie'! Në banesë i gjejnë pasaporta false (EMRI)

Pasaportat false të sekuestruara në banesën e Artur Rakipit

Korçë- Artur Rakipi ishte arrestuar në korrik 2023 pasi banesën e tij e kishte kthyer në laborator të falsifikimi të pasaportave kanadeze, amerikane e vendeve të BE-së.

Me vendim gjykate ishte vendosur që të hetohej në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. E në këto kushte 58 vjeçari, Rakipi nuk e ka ndalur aktivitetin e falsifikimit të dokumenteve, përkundrazi, banesa e tij vijonte të ishte laboratori i pasaportave false greke. 

Artur Rakipi u arrestua nga policia në kuadër të operacionit të koduar "The Counterfeiters 2”.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Korçë, në vijim të operacionit “The Counterfeiters”, të finalizuar në muajin korrik të vitit 2023, si rezultat i të cilit u zbulua një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, ka vijuar në drejtimin e Prokurorisë së rrethit, punën hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë. Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi: 

-A. R., 58 vjeç, banues në Korçë, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për rastin e falsifikimit të dokumenteve që u zbulua në korrik të vitit 2023.   

Në bazë të dyshimeve se ky shtetas, i cili u arrestua në vitin 2023, bashkë me 2 shtetas të tjerë, gjatë operacionit të koduar “The Counterfeiters” vijonte të ushtronte veprimtarinë e falsifikimit të dokumenteve, u ushtrua kontroll në banesën e tij. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa  pasaporta greke, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe falsifikimi, celularë dhe një shumë eurosh.     

Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të arrestuar në operacionin 'The Counterfeiters', e 22 korrikut 2023 ishin Thanas Sholla, Besnik Dine, e Artur Rakipi, të tre ishin banorë të Korçës. Policia atëherë tha se ata ishin pjesëtarë të këtij grupi kriminal të cilët ofronin dokumente false për të udhëtuar në hapësirën SCHENGEN, Shba, Kanada, Angli kundrejt pagesës që varionin deri në 10 000 euro. Ata dyshohen se arrinin të falsifikonin edhe pasaporta amerikane, kanadeze apo të shteteve anëtare të BE-së

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/06/2024 02:22

    Budallalleqet qe ben drejtesia jone!Shtepine e kishte kthyer ne punishte per doc.te fallsifikuara dhe ku vendosin keta idiote t'a lene me arrest,pikerisht ne shtepi?! //Te dashur kliente,ju prape mund te me telefononi,bile dhe mund te me vini ne shtepi qe te mbaroni pune e te merrni /ID/,me gjeni ne cdo kohe e ne cdo ore dhe kjo fale gjykatave tona qe i kemi si shpirt.//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë

Ernest Muçi, talenti i madh i futbollit shqiptar që pranoi stolin e Kombëtares pa zhurmë