KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës ku një fëmijë 7- vjeçar ka rënë nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 10. Mësohet se fëmija 7- vjeçar , identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndodhet në gjendje të rëndë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fëmija 7- vjeçar po luante me një shokun e tij dhe ka rënë aksidentalisht në shkallët e brendshme të pallatit.

Ai është transportuar me urgjencë nga familjarët në spitalin e qytetit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)