Avokati Arben Lena 56 vjeç, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Korçës pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari, i cili aktualisht është i burgosur në burgun e Shënkollit.
Arben Lena është denoncuar nga 70-vjeçari Niko Bezhgolli, i cili i ka dorëzuar avokatit një prokurë duke i dhënë akses në llogarinë e tij bankare për llogari të çështjes së tij gjyqësore. Lena ka përfituar nga kjo situatë dhe i ka marrë nga llogaria Bezhollit 30 milion lekë.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arben Lena, në cilësinë e avokatit, është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit, pasi në bashkëpunim me një tjetër person tentoi të korruptonte një gjyqtar me 5 mijë euro. Lena është liruar nga qelia në maj të këtij viti. Edhe pse i liruar nga qelia, avokati ka qenë nën hetim për këtë çështje. Gjykata ka ndryshuar përsëri masën e sigurisë për Lenën duke e rikthyer në burg, ku ndodhet aktualisht, ndërsa vetëm ditën e djeshme është regjistruar procedimi penal për rastin e përvetësimit të të ardhurave.
Komente










Se cfare lajmo eshte qe po hetohet nje avokat se paska perdorur parate me prokure per ta nxjerre policia nuk e di. Mo po dhe i fajshem te ishte policia nxjerr me iniciale vrasesit ky qe qenka ne hetim del me identitet. Dikush perpiqet ta shkaterroje kete njeri me nje hakmarrje primitive por katma do i kthehet 10 fish ku i dhemb me shume
Përgjigju