Korçë- Gjykata e Korçës ka lëshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për Petrit Kupen dhe Laurenc Pallashin, dy drejtuesit e makinave që përplasën për vdekje babë e bijë, 3 ditë më parë në Korçë.

Një nga shkaktarët e aksidentit, Petrit Kupe, është drejtori i Ujësjellësit të Maliqit. Kupe dhe Pallashi u përplasën me automjete duke shkaktuar vdekjen e 32 vjeçarit Sokol Hoxhallari dhe vajzës se tij të mitur 6-vjeçare që po ecnin në atë të rrugës.

Sipas policisë, Petrit Kupe ishte duke drejtuar mjetin "Volkswagen" ndërsa 29 vjeçari Laurenc Pallashi udhëtonte me një mjet "Benz" në momentin e përplasjes.

29-vjeçari ka kryer një manovër të gabuar në momentin e fundit dhe është përplasur me makinën e Kupes, ish-kryetarii Komunës së Libonikut dhe më pas kanë përplasur Hoxhallarin dhe vajzën e tij që ishin duke ecur në trotuar.