KORÇË-Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar këtë të martë në Korçë në afërsi të fshatit Bulgarec.
 
Një automjet tip "Nissan" me targa AA 716EF me drejtues Reans Muçollari, 25 vjeç, banues në Korçë ka përplasur këmbësorin , i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e mëtejshme të kësaj ngjarjeje ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për të kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

[gallery]22838[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com