Korçë, Basha: Në burg kush prek
votën, hoqëm nga puna 12 zyrtarë

Korçë, Basha: Në burg kush prek<br />votën, hoqëm nga puna 12 zyrtarë
Gjatë hapjes së fushatës elektorale në qytetin e Korçës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kushdo që prek votën e lirë të qytetarëve do e presë ndëshkimi i ligjit. 

“Një vendim i madh u mor në Tiranë dhe Korça solli mendjen e vet për Republikën e Re. Bashkë me ju hodhëm themelet e kësaj republike në 90 ditë. Vetëm ditën e sotme janë shkarkuar 12 zyrtarë që kanë shkelur ligjin dhe shumë prej tyre do shkojnë për ndjekje penale.

Kushdo që guxon të prekë votën e shqiptarëve e pret ligji i Republikës së Re. Kjo është arritja juaj ndaj denonconi çdo përpjekje për tju prekur votën
”– tha Basha.

Ndër të tjera Basha tha se Ramës nuk i interesojnë qytetarët, por shkon në Korçë për qejfet e tij.

Ai u shpreh se Niko Peleshi ka bërë një pedonale dhe një kullë në qytet që t’i bëjë qejfin Edi Ramës.

“Rama e trajtoi biznesin e vogël si një lopë për t’u mjelë. Edi Ramës i pëlqen të vijë këtu për fundjava dhe kur vjen ka hotelet e tij të preferuara, ka verat e tij të preferuara. Për t’i bërë qejfin Nikua i bëri edhe një pedonale dhe një kullë. Kush e pagoi kullën? Miliona euro për qejfet dhe tekat e Ramës”- tha Basha.

Kryetari demokrat Lulzim Basha çeli sot fushatën elektorale në Qarkun e Korçës ku prezantoi kandidatët për deputetë. Më herët, Basha ishte edhe në Pogradec ku sulmoi LSI-në ndërsa u bëri thirrje votuesve të saj që të rikthehen te PD. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime