Një aksident është shënuar sot në qytetin e Korçës, pranë mjediseve të shërbimit zjarrfikës. Një makinë tip ‘Benz ML’ është përplasur me një mjet të parkuar.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke sjellë kështu edhe përplasjen.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet sesi ‘Benzi’ ka përfunduar i kthyer përmbys në rrugë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.