Policia e Korçës ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të drogës së kapur një ditë më parë, e cila ishte vënë në 121 pako me peshë 49 kilogramë.
Të arrestuarit
1- Spartak Koçileri, 37 vjeç dhe
2- Marsel (Melsi) Shaholli, 36 vjeç, të dy banues në fshatin Hoçisht- Devoll.
Si dhe u bë shpallja në kërkim policor e dy të tjerëve :
3- A.H, 45 vjeç, banues në fshtatin Miras-Devoll dhe
4- R.K, 27 vjeç, banues në Hoçisht.
Personat më lart në bashkëpunim midis tyre, në afërsi të piramidës 54, në fshatin Vidohovë-Devoll, kishin si synim të transportonin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin Grek me qëllim trafikimi 2 çanta sportive dhe 1 thes, brenda të cilave kishte 121 pako me lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa.
Porsa kanë konstatuar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat po patrullonin vijën e kufirit të gjelbër dhe po afroheshin në drejtim të tyre, këta shtetas kanë fshehur lëndën narkotike. Duke përfituar nga dendësia e pyllit, janë larguar me shpejtësi në një distancë të largët.
Në vendngjarje nga shërbimet e Policisë u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 çantat sportive dhe 1 thes plasmasi, me 121 pako të mbështjella me letër natriban me një peshë totale 48 KG lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
[gallery]21971[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com