Korçë, Dule: Rama në minorancë
ai pengesa për zgjedhjet e lira

Korçë, Dule: Rama në minorancë<br />ai pengesa për zgjedhjet e lira
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule pretendon se Edi Rama ka humbur shumicën.

Në një prononcim për mediat nga Korçë, ai tha se numrat në Parlament janë thjeshtë formalë dhe kryeministri e jo opozita po bëhet pengesë për zgjedhjet e lira e të ndershme në Shqipëri. 

"Mund të ketë formalisht për ditët e mbetura të këtij mandati një shumicë, por thjesht që i jep statusin e partisë së parë në Parlament, por ajo që është më e sigurt është disrakordanca mes numrave parlamentare dhe numrave në shoqëri. 

Qeveria me shumicën formale në Parlament, është minorancë në shoqëri. Me këto qëndrime, fatkeqësisht, ai po i faturon vendit premisat për një histori perfekte në të gjitha drejtimet. Le një gjurmë nga më negativet të periudhës posttotalitare në vendin tonë", u shpreh Dule.  


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)